Tiranë/ E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale! Pranga personazhit të TikTok-ut, më parë shantazhoi edhe një vajzë tjetër

12 Shkurt, 08:33| Përditesimi: 12 Shkurt, 12:36

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetet sociale. Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por tashmë ngjarja merr një tjetër kthesë. Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale.

Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh i njohur i TikTok-ut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera, si në grupe Telegrami.

"Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën", njofton policia. 

Report Tv dhe Shqiptarja.com mëson se e reja kishte konflikte me bashkëshortin shqiptar të Kosovës, me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçe, dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime gruas dhe më pas ia ka publikuar në Tik-Tok. Ajo i kërkonte të hiqte foton, por ky herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

Rasti bëhet edhe më i rëndë, kur Altin Çoku dilte më zë e figurë duke realizuar video live në TikTok, në të cilat fliste për foton e publikuar të vajzës në rrjetet sociale. Në këtë video ai pretendon se foton e ka publikuar një shok i tij dhe jo ai vetë. Burime bëjnë me dije se 39-vjeçari ka publikuar foto te ngjashme intime edhe kohë më parë dhe po hetohet edhe për një rast tjetër në Laç, ku ka shantazhuar një vajzë tjetër. 

Familjarët e së resë thonë se nuk kishin parë shqetësime të vajza dhe nuk e dinin që kishte pasur lidhje intime me Çokun. Tezja shkon edhe më tej duke pretenduar se 27-vjeçarja nuk është vetëvrarë, por se dikush e ka shtyrë dhe gishtin e drejton tek 39-vjeçari dhe shokët e tij. Ajo thotë se e reja ka punuar si sanitare për tre ditë tek shtëpia e Çokut. Nga ana tjetër, daja i 27-vjeçares kërkon nga drejtësia që Çoku të dënohet me burg përjetë ose në të kundërt do bëjë vetëgjyqësi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 10 shkurt, në rrugën "Teuta" në Kamëz. 27-vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital. Personazhi i TikTok-ut është arrestuar për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", ndërsa ende po vijohet me hetimet. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, si edhe telefonin e së resë që kishte mbetur në tarracë, pasi ajo ndërmori aktin e rëndë.

*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Sokol Dema dhe Freard Rista

Ndiqni lajmet në zhvillim....

Ora 12:33
Publikoi fotot intime të 27-vjeçares, momenti i arrestimit të personazhit të TikTok-ut! Balla: Sa më shpejt ndryshimet ligjore për dhunën online

Ministri i Brendshëm, Taulat Balla ka ndarë video nga momenti i arrestimit të 49-vjeçarit, i cili dyshohet se ka publikuar foton intime të 27-vjeçares që u vetëvra në Tiranë. Balla ka kërkuar nga Policia e Shtetit të rrisë forcën zbuluese dhe parandaluese për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla tha se duhet të miratohen sa më shpejt ndryshimet ligjore që adresojnë rreziqet e dhunës online. 

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt”, shkruan Balla.

Ora 11:39
Përlotet daja i 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotos intime: Të dënohet përjetë autori ose do bëj vetëgjyqësi

 

Daja e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotove intime në rrjetet sociale kërkon drejtësi. Teksa flet për mediat, ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2 vjeçe. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton.

Ai kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Pjesë nga prononcimi për mediat

Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?

Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.

Ka pasur dijeni familjarët për lidhjen që kishte?

Jo fare, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni.

Ka shfaqur shqetësime?

Jo fare. Unë kama ardhur kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur por nuk i ka shfaqur.

Ka probleme me bashkëshortin?

Jo jo. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin time njoh, Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare.

Për publikimin e fotove në rrjetet sociale ka pasur dijeni dikush tjetër?

Jo jo. S’kemi pas dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ca shpirti, ca njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem

Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës do ja marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rrit. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin.

Ora 11:24
Flet tezja e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotos intime: Vajzën e shtynë, s’ka vrarë veten! Punoi 3 ditë si sanitare te shtëpia e Çokut

Një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të një banese në Kamëz të Tiranës, pasi një personazh i TikTok-ut, Altin Çoku, i ka publikuar në rrjet foto intime. Tezja e 27-vjeçares në një prononcim për mediat kërkon drejtësi, ndërsa thotë se po e varrosin vajzën pa e ditur se si është e vërteta e kësaj ngjarjeje. Ajo hedh pretendime se mbesa e saj nuk është vetëhedhur, por se sipas saj ka qenë dikush që e ka shtyrë.

Tezja shprehet për mediat se 27-vjeçarja ka punuar rreth 3 ditë si sanitare në banesën e Altin Çokut dhe më pas sipas saj nuk ka shkuar më.

Ajo thotë se ditën që ndodhi ngjarja, 10 shkurt, në banesë ka qenë edhe vajza e mitur e saj, 2 vjeçe. Sipas tezes, 27-vjeçarja ka dalë në tarracë për të pirë cigare dhe më pas është vetëhedhur.

Pjesë nga deklarata për mediat

Ajo ka gocën dy vjeçe, s’do e kishte lënë kurrë. Nuk është hedh vetë.

Kë akuzoni?

Të arrestuarin, s’kemi pas dijeni për komunikimet. Goca s’mi ka thënë. Goca do vinte në Itali te unë. Ai nuk e di ca i bëri, o mori vesh që goca do u largonte dhe i bëri këto gjëra. Po hapin TikTok e Instagram me fotot e vajzës.

A ka pas shfaq probleme vajza?

Jo. Goca ka gocën e vogël 2 vjeçe. S’do e kishte lënë kurrë. Prandaj them që ajo nuk e ka vrarë veten. Ajo kishte një problem me bashkëshortin. Bashkëjetonin, ishte një ndarje për momentin. Mbase do pajtoheshin prapë.

Policia s’po na jep asnjë lajm. Goca s’ka vrarë veten. Gocën ma vranë. Kaq është. Goca është atje lart se ma vranë, nuk e ka vrarë veten.

Vuri gocën e vogël në gjumë dhe hypi me pi cigare. S’ka pasur asnjë shenj. Goca nuk është hedh. Gocën ma kanë hedh. Ajo s’do e linte kurrë gocën

Ka pasur 1 muaj që është kthyer nga Kosova.

Për shkak të problemeve me bashkëshortin?

Po, si gjithë familjet kanë hallet e veta. Ishte këtu tek familja. Shkoi duke punuar tek ky monstër, bënte pastrime. Goca punonte si pastruese edhe tek shkallët.

Punonte te shtëpia e tij pastruese, ca ka ndodh unë nuk e di. Punoi dy tre ditë pastaj e la se si duket filluan kërcënimet e problemet e tjera. Goca nuk e ka bërë një gjë të tillë vetë. Njerëzit që kishin publikuar fotot, tani e kanë ndryshuar foton që do të thotë nuk ka dorë vetëm ai plehra, ka dorë edhe dikush tjetër. Policia ka një video ku ka ndodh çdo gjë, nuk na ka lajmëruar.

Ai e ka kërcënuar, unë nuk e di ca ka ndodh, unë po pres një raport nga policia.

Ku bazoheni?

Nga mesazhet që kam parë. Unë kam ardhur dje pasi ka ndodh cdo gjë.

Sa kohë ka që nuk është takuar me bashkëshortin?

Që kur është kthyer nga Kosova. Kanë pasur komunikim prej gocës, se kanë gocën normal që do kenë komunikim për gocën.

Dyshimet janë te personi i arrestuar, apo vetë persona të tjerë të përfshirë?

Vetë ke ai dhe shokët e atij, nuk e di cili shok tjetër.

Ca kërkoni nga drejtësia?

Të shohin ku është e vërteta, se ne po varrosim gocën pa ditur ku është e vërteta.

Nuk ka lidhje bashkëshorti fare. Të kishte faj do e kishin arrestuar, se edhe ai këtu është. Ta kishte shtyrë me ndonjë mënyrë do e kishin arrestuar dhe atë.

A mendoni se mund të ketë bashkëpunuar me 39-vjeçarin për të kryer një akt të tillë?

Jo, absolutisht jo. Për çfarë. Ajo ka një fëmijë 2 vjeçe. S’do e kishte bërë kurrë një gjë të tillë.

Kush ishte në banesë kur ndodhi ngjarja?

Në banesë ishte motra e vet, vëllai, goca dhe nëna e vet. Gjithë ishin atje, ajo doli të pijë një cigare që mos të bezdiste gocën me tymin dhe ndodhi. Nuk dimë gjë tjetër.

Ora 10:33
Vetëvrasja pasi iu publikua foto intime, ja banesa nga ku u hodh 27-vjeçarja në Tiranë! Vajza dy vjeçe është me babanë

Në videon më sipër shihni banesën 4-katëshe, nga e cila u vetëhodh 27-vjeçarja, duke i dhënë fund jetës pasi iu publikua një foto intime në rrjetet sociale. 27-vjeçarja me origjinë nga Bulqiza jetonte në Kamëz të Tiranës prej 1 muaji, me nënën e saj, vëllanë dhe motrën.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se e reja kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Kosova për pushime me familjen e saj. Mësohet se 27-vjeçarja ka një vajze 2 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë me babanë e saj. 27-vjeçarja ishte në proces divorci me bashkëshortin shqiptar nga Kosova.

E reja do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Ora 09:57
Shtyu të renë drejt vetëvrasjes, Altin Çoku i kishte publikuar foto intime dhe një vajze në Laç

1707725948_altincoku.jpg

Altin Çoku është arrestuar pasi një 27-vjeçare u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në Tiranë. Dyshohet se ai ka publikuar foto intime mes tyre në rrjetet sociale, po hetohet për një rast tjetër të ngjashëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39-vjeçari ka publikuar foto te ngjashme intime edhe kohë më parë dhe po hetohet edhe për një rast tjetër në Laç që ka ndodh disa vite më parë.

Ora 09:14
VIDEO/ Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për foton intime në Tik-Tok: Ma shpërndau një shok

 

Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot se akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes pasi i ka publikuar foto intime së bashku, ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja sesi janë shpërndarë imazhet. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar për një të afërm si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.

Altin Çoku: Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten.

Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?

Altin Çoku: Që tani... a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku... Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër by*ha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të”,

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/02/2024 02:52

    Para ca kohesh mesova per nje rast ne bote ku nje femer hodhi ne gjyq burrin,ose te dashurin,nuk me kujtohet mire,thjesht pse i kishte bere foto intime gjate aktit,pa i marre leje.Nuk kishte arritur t'i hidhte ne rrjet,por ajo e coji para drejtesise.Ne Shqiperi,problemet e shume femrave fillojne pikerisht me faktin qe disa bejne vete foto intime dhe ua dergojne te tjereve,ose si ne rastin e mesiperm kur viktima mund t'a kete lejuar kete talebanin,ose dike tjeter t'ja bente fotot intime, pa menduar gjate per pasojat.

    Përgjigju
    • Beni: 13/02/2024 09:24

      Talebani te ekzekuton per kto gjera.

  • Grupi: 12/02/2024 18:56

    Nivel ordiner kulturor nga te dy palet. Te ndalohet rrjetet sociale per kete kategori njerezish dhe ruralet se po marrin ne qafe njeri tjetrin. Na i kurseni komentet e familjareve dhe te ketij shtremos. Ta zgjidhe ligji.

    Përgjigju
  • Emigrant: 12/02/2024 17:51

    Qofsha i gabuar Por te vej femra tek ky shemtara qenka permbys bota Un dhe nje dhi si jap ketij shemtire jo me gocen Ngushellime familje uroj te kete drejtesi per kete fatkeqe

    Përgjigju
  • Toni: 12/02/2024 15:48

    Na mbyten plehrat, si femra si meshkuj. Keta te dy meritojne cmimin Darwin.

    Përgjigju
  • Goni: 12/02/2024 15:37

    Njerez te lige. Shpresoj me gjithe zemer te denohet me burgim te perjetshem.

    Përgjigju
  • Ermelinda: 12/02/2024 14:28

    Rracë Turko arabe, që na la perandoria Osmane për 500 vjet pushtim

    Përgjigju
    • Saja: 12/02/2024 15:53

      E vertete. Pune jevgjish.

    • Populli katolik mirdite: 12/02/2024 14:42

      Ju lokset me barbarine kanunore na moret ne qafe.

  • Tani: 12/02/2024 12:26

    Ky as per te fshir bythen nuk ben jan mbuluar Tiranen llumi erdh kafsha nga mali dhe kjo e ndjera me kete po te kishe mar dhe kete t'a kishe hedh nga ballkoni

    Përgjigju
  • Besi: 12/02/2024 12:03

    i besoj gjysem per gjysem rrefimit dhe duhet te kete filtra moshe ne tik tok te pakten deri ne moshe pjekurie se po kthehen ne model keto influenceret e tik tokut dhe do jete teper vone te merren masa edhe me burg perjete

    Përgjigju
    • Andi: 12/02/2024 15:03

      Tiktok është një nga më të avancuarit për filtra. Problemi është që nuk deklarojnë moshën reale kur regjistrohet

  • Sala: 12/02/2024 11:28

    Tipiku i koprofagut.......

    Përgjigju
  • Tao: 12/02/2024 10:38

    Po merruni me ndonje pune te hajrit, mbushni barkun me buke, lereni TikTokun o te mbaruar. Degradimi ne maksimum, behen personazhe disa individe qe ne nje kohe tjeter do mbylleshin ne spital per trajtim te shendetit mendor. Keqardhje per fatin qe gatoi vete vajza.

    Përgjigju
  • populli: 12/02/2024 10:36

    of medet per ju...njoni me idot se tjetri !

    Përgjigju
  • juli: 12/02/2024 10:13

    kastroheni kete.

    Përgjigju
  • Faraoni: 12/02/2024 09:57

    Kete fekalje te njerzimit ne burg...

    Përgjigju
  • natural selection: 12/02/2024 09:21

    dy budallenj me pak

    Përgjigju
    • Agjenti: 12/02/2024 15:05

      Fiks

  • asolingo: 12/02/2024 09:15

    Ndershkushmeria per keta barbona duhet te jete ne maksimum.

    Përgjigju
    • Or tej: 12/02/2024 23:46

      Zanatin me te vjeter te botes ka bere or teeeejjjjj

    • Po po: 12/02/2024 09:46

      Po ajo goca e martuar qe shkon me keto gjysem njeriu ka ndonje faj ?

  • Ne p te robve shkoft: 12/02/2024 09:04

    Merret me altinin invalit gjysem njeriu i martuar me gru e femi . Ate ta shikosh ne rrug te vjen me vjell jo te shkosh ne shtrat me te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?