Eshtrat e dëshmorit të rënë për liri më në fund do të prehen në vendlindje. Babai i këngëtares shqiptare, Leonora Jakupit, dëshmori Qazim Jakupi do të rivarroset në vendlindjen e tij. Gjithçka vjen 20 vite pas rënies së tij si dëshmor në luftën e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmbushur amanetin e fundit të babait të këngëtares duke i siguruar asaj se Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje.
“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes,”- shkruan Haradinaj.
Me anë të një fotoje në rrjetet sociale, këngëtarja bën të ditur datën dhe orën e realizimit të këtij vendimi.
Foto e publikuar nga Leonora Jakupi
“Te dashur familjar, miq dhe dashamire me 21.09.2018 pas 20 viteteve pritje do te prehet i qete ne Kosoven e lire Babi im se bashku me mikun dhe bashkluftetarin e tij Kol.Ahmet Krasniqi. Ne pamundesi te ju dergoj ftesa te gjitheve po e shfrytezoj kete mundesi te ju ftoj te gjitheve! Ardhja juaj juaj na nderon!”- shkruan Leonora krahas një fotoje në Instagram.
Dëshmori Qazim Jakupi
Komente
