Kisha Ortodokse në qytetin e Vlorës është mbuluar tërësisht nga balta pas tërheqjes së ujit, nga reshjet e dendura të shiut të rëna në 4 tetor.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se ambientet brenda po ashtu edhe ato jashtë të Kishës janë mbuluar tërësisht nga balta.
Ndërsa ka nisur edhe pastrimi nga punonjësit e pastrimit për të hequr baltën që ndodhet në çdo ambientë, shihet se përmbytja ka shkaktuar edhe dëme.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet në Vlorë, uji tërhiqet nga lagjet, po hiqet balta, e uji në garazhe Dredha e pranon: Shkak kanali i ujrave të shiut, u legalizuan ndërtimet mbi të!
S.B/ReportTv.al