Përmbytjet/ 1823 hektarë nën ujë në Shkodër! Në Elbasan pezullohet mësimi në 2 shkolla! Në Lezhë të bllokuara rreth 50 familje!

11 Janar 2021, 08:41| Përditesimi: 11 Janar 2021, 19:56

  • Share

TIRANË- Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situata e përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese. 

Lumi Shkumbin po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar, për këtë arsye, zv. Kryeministri Erion Braçe u bën apel qytetarëve që të mos afrohen për asnjë qëllim aty pranë.

Në Shkodër, nën total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm. Problem mbetet gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Në Vlorë, situata paraqitet e qetë ku fatmirësisht nuk ka sipërfaqe dhe banesa të përmbytura. Prefektura raporton se ka një rritje të nivelit të ujit në lumin Vjosë, por nuk përbën problem. Edhe në Korçë nuk raportohet për përmbytje, por mësohet se ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona. 

Ora 19:51
Lezhë/ Një tjetër shtëpi shpallet e pabanueshme në Torovicë pas rrëshqitjes së dherave! Evakuuohet familja

1610391218_yyyyyy.jpg

Një tjetër shtëpi është cilësuar e pabanueshme në Torovicë të Lezhës për shkak të rrëshqitjeve të dheut, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.

Forcat e ushtrisë po bëjnë evakuuimin e familjes drejt një zone më të sigurt. Shtëpia ka pësuar plasaritje dhe dëme të mëdha.

Ka qenë banesa e Mark Majamalit e cila ka nisur të rrëshqase ditën e sotme si pasojë e reshejve intensive të shiut që provokuan shembjen e dheut.

Ora 19:41
Reshjet e dendura të shiut/ Rënia e gurëve dhe inerteve bllokon për disa minuta qarkullimin në aksin Librazhd-Prrenjas

1610390523_gggggg.jpg

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, si pasojë është bllokuar për pak minuta qarkullimi deri sa firma të bëjë të mundur pastrim e rrugës.

Ora 19:28
Rënia e dherave në Skuraj, bllokohet qarkullimi për disa orë në aksin Burrel-Tiranë! Furgoni rrezikoi të binte

Një shembje e madhe e dherave ka bërë që rruga nacionale Burrel-Tiranë të bllokohet plotësisht për disa orë. Një masiv i madh dheu, në afërsi të urës së Ulzës, ka paralizuar qarkullimin.

Autoritetet dhe mjetet e firmës mirëmbajtëse punuan në terren për të hapur sa më parë rrugën. Siç duket edhe nga planet një furgon rrezikoi të binte.

Ndërkohë që PD lokale denoncon se situata është shumë e rëndë dhe njerëzit janë bllokuar prej orësh.

Ora 17:47
Oboti nën pushtetin e ujit, shtëpitë si ishuj / Pamje me dron

Në pamjet që Report Tv sjell për ju duket nga ajri Oboti i Shkodrës nën pushtetin e ujit. Prej 3 ditësh ky fshat është i bllokuar dhe lartësia e ujit arrin në 80 cm duke bërë bllokimin e qarkullimit për mjetet e vogla. 

Ora 17:28
Reshjet masive të shiut/ Dëmtohet ura e Zogut në Milot, bien mbi lumin Mat disa pjesë të saj

Reshjet e dendura të shiut nuk kanë kursyer as “Urën e Zogut” në Milot, një monument kulture i mbrojtur nga shtetit. Prurjet e shumta të lumit kanë bërë që një nga këmbët e e urës të fundoset në lum me rreth 2 metra.

Për pasojë i gjithë monumenti ka lëvizur, ndërsa traseja në anën veriore është spostuar me rreth një metër dhe ka pësuar plasaritje. Problematika është konstatuar gjatë ditës së hënë ku janë vënë në dijeni dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Kultures Kombëtare në Shkodër të cilat pritet të inspektojnë nga afër monumentin të martën, për të parë mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje emergjente për të shpëtuar shembjen e plotë të urës.

Alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh, pasi këmbët janë gërryer nga shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat, por asnjë masë nuk është marrë për frenimin e këtij fenemoni dhe mbrojtjen e monumetit me vlera të jashtezakonshme hitorike.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të majtë të Rrugës së Kombit, në të dyja ekstremet e lumit Mat dhe daton që nga viti 1927.Vetë mbreti Zog ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.

Ura është projektuar nga një inxhinier italian dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët.Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture që mbrohet nga shteti, por diçka e tillë ka munguar, pasi nuk është mirembajtur dhe kryer asnjë investim.

Ora 16:27
Reshjet/ Bashkia Kamëz: Për herë të parë në 30 vjet zona nuk u përmbyt më falë investimeve në kanalizime

Reshjet e dendura kanë krijuar problematika shumë të mëdha në pjesë të madhe të territorit të vendit. Por në Kamzë nuk ka pasur probleme këtë vit.

Sipas një njoftimi të Bashkisë Kamëz një investim i bërë në afërsisht 4 km kanalizime në shumë zona

"Falë këtij investimi, i cili u bë i mundur me mbështetjen e qeverisë  është bërë i mundur që të parandalohet problematika që ndodhte çdo vit kur reshjet e shiut vërshonin brenda banesave të tyre", ka shkruar në Facebook, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Ora 16:22
Pas Borshit, shiu çan në mes rrugën në fshatin Myshqeta! Makinat të bllokuara, nuk kalojnë dot drejt Tiranës

Si pasojë e reshejve të dendura të shiut është çarë në mes rruga në fshatin Myshqeta të Tiranës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv rruga është dëmtuar shumë, çka bën të pamundur lëvizjen e makinave.

Kësisoj deri rruga të rregullohet makinat nuk mund të lëvizin nga fshati Myshqeta në drejtim të Tiranës. Gjithsej janë 25 familje që nuk mund të kalojnë me makinë nga kjo rrugë.

Banorët janë shqetësuar nga këto pamje dhe nuk deri se kur do të ndërhyhet për të bërë këtë segment rrugor të kalueshëm.

Ndërkaq kujtojmë se dëmet kanë qenë të mëdha gjatë këtyre ditëve që disa zona të vendit janë përmbytur. Më parë edhe një tjetër rrugë siç është ajo e Borshit, ka pësuar çarje të mëdha, e cila ka sjellë revoltim të banorëve.

Inxhinierët kanë shkuar dhe kanë parë situatën, ndërsa janë shprehur se do të presim në varësi të situatës në të cilën ndodhet rrua për të bërë më pas dhe ndërhyrje.

Ora 15:59
Reshjet e dendura të shiut, rezervuari i fshatit Zhejë në Kurbin arrin kuotën maksimale

1610377274_88888.jpg

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që rezervuari i fshatit Zhejë në Kurbin të arrijë në kuotën maksimale.

Gjatë ditës së sotme janë hapur portat e shkarkimit dhe kjo situatë ka rritur nivelin e ujërave, duke shtuar frikën për përmbytje në zonën fushore.

Rezuvuari i Zhejit ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe thellësi disa metra.

Ora 15:29
Moti i keq/ Izolohen banorët e 4 fshatrave në Gjirokastër

Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve janë izoluar banorët e fshatrave Martalloz, Vagalat, Maricaj, Arrëz.

Report Tv sjell pamje të aksit sekondar të rrugës që lidh katër fshatra me Njësinë Administrative Luftinjë Bashkia Memaliaj, ku shihet se janë të dëmtuara.

Ora 14:49
VIDEO/ Përmbytje në Kukës, Mirditë dhe Obot! Shpërndahen ndihma nga ushtria në Shkodër

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje dhe situata shqetësuese në disa rrethe të vendit.

Nga Shkodra raportohet se ushtria ka shpërndarë ndihma në Obot. Janë angazhuar 3 mjete të transportit të  kalueshmërisë së lartë dhe 2 motobarka. Është bërë transportimi i banorëve dhe të nxënësve të shkollave. Gjithashtu janë transportuar 160 koli më ujë të pijshëm dhe dy tre evakuime të vogla, si dhe transportin për shërbim mjekësor.

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë krijuar problematika të ndryshme në Kukës, veçanërisht për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë që edhe në Mirditë në zonën e Mashterkorit në Mirditë, pas reshjeve të dendura të shiut. Rrjedha e lumit Fan ka shembur rrugën që lidh fshatrat e kësaj zone me autostradën e Rrëshen-Kalimash, dëmtuar i gjithë rrjeti elektrik si dhe rrezikohet tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Rrëshenit.

Ora 14:30
Report Tv sjell pamjet me dron nga Zadrima dhe Dajçi i përmbytur! Dhjetëra ha tokë nën pushtetin e ujit

Zadrima e Lezhës është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Pamjet me dron që sjell Report TV tregojnë qartë situatën e krijuar pasi lumi Gjader doli nga shtrati.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Dajç të Shkodrës, ku dhjetëra ha toka bujqësore janë pushtuar nga uji.

Ora 12:14
Reshje dhe temperatura të ulëta/ ARRSH: Problematika në disa akse, punohet 24 orë për të ruajtur lëvizjen

Sipas detajeve të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar akset rrugore kombëtare, Skuraj-Burrel, Peshkopi-Qaf Draje, Librazhd –Zgosht, për shkak të reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer gjatë natës dhe temperaturave të ulëta kanë hasur probleme. 

Sipas të dhënave në rajonin jugor janë rikthyer reshjet e shiut gjatë natës, ndërkohë që në atë veriorin temperaturat kanë qenë të ulët gjë që ka sjellë ngrica të mëdha nga pesha e të cilave kanë rënë shtylla dhe pemë në rrugën Bajram Curri-Valbonë, ku është bërë ndërhyrja e menjëhershme me mjete e punëtorë që të kthejnë qarkullimin e mjeteve në gjendje normale.

ARRSH njofton se është duke u punuar 24 orë në 24 për të bërë të mundur qarkullimin e lirshëm në të gjitha akset. 

Ora 10:06
50 familje në Torovicë të Lezhës të bllokuar prej 5 ditësh: Kemi nevojë për ujë e ushqime! (VIDEO)

Zetori është mjeti i vetëm që deporton në zonën e ish-kampit në Torovicë të Lezhë. Rreth 50 familje janë të izoluara prej 5 ditësh, pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur deri në 50 cm dhe lëvizja është e pamundur.

Banoret thonë se situata është mjaft e vështire dhe se kanë nevoja për ujë e ushqime, por askush nuk është interesuar për ta.

Torovica është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në Bashkinë Lezhë. Mijëra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit, duke shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore.

Sipas të dhënave më të fundit në të gjithë qarkun e Lezhës sipërfaqja e përmbytur është 4300 hektarë, ndërsa reshjet e shiut janë ndërprere që prej orëve të mëngjesit të së hënës.

Ora 09:31
Përmbytjet/ Pezullohet mësimi në dy shkolla në qarkun e Elbasanit! Rënie gurësh në disa akse, pa drita disa zona

Qarku i Elbasanit është më problematiku! Dy shkolla, në Labinot Fushë dhe në Gramsh nuk ka nisur mësimi në 2 shkolla. Në lumenjtë Shkumbin e Devoll  ka prurje të konsiderueshme si edhe Përroi i Zaranikës. Problem ka edhe në disa zona ku ka mungesë të energjisë elektrike.

Informacioni zyrtar
Gjate nates kemi pasur reshje me intensitet te ulet e mesatar e si rrjedhoje kemi pasur renie guresh, inertesh e aluvionesh ne akset:
Elbasan-Qaf Thane (vendi-Pishkash dhe kthesat e Murrashit)
Cerrik-Gramsh (vendi - Ceruje, Drize)
Gramsh-Kodovjat (vendi – Bratile)
Lumenjte Shkumbin e Devoll  jane me prurje te konsiderueshme, por nuk ka ndryshim nga mbremja e djeshme, por po mbahet ne monitorim ne gjithe pikat e mundshme ku mund te perbeje rrezik.

Perroi i Zaranikes ka pasur prurje te shumta e te vrullshme por pa pasoja. Nje shkolle ne Nj.A Labinot Fushe nuk zhvillon mesim pasi ka demtime te catise e per rrjedhoje futet ujii Brenda, dhe nje shkolle ne Nj.A Kushove, Gramsh pasi prurjet e shumta te perroit perbejne rrezik per kalimin ne shkolle. Furnizimi me energji elektrike ka problem ne disa njesi: Nj.A Lunik, Librazhd, nje pjese tek dogana ne Qaf Thane, Nj.A Kodovjat e Kukur Gramsh, Nj.A Shushice Elbasan dhe nje pjese e qytetit te Belshit. Grupet e punes te OSHE jane ne terren dhe situate mund te ndryshoje shume shpejt.

Ora 09:25
Në Sukth e Fushë Krujë toka bujqësore nën ujë, s’ka banesa të përmbytura (VIDEO)

Në fshatrat, Perlat dhe Hamallaj të njësisë së Sukthit të Bashkisë së Durrësit dhjetëra hektarë toka bujqësore janë në ujë. Shkak është bërë mospastrimi i kanaleve, çka ka çuar në përmbytje të kësaj zone. Ndërkohë në fshatrat e Fushë-Krujës, është tërhequr gjatë natës uji në arat e përmbytura. Niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe sot nuk ka banesa të rrethuara nga uji, por vijojnë të jetë të përmbytura disa sipërfaqe tokë bujqësore.

Ora 09:00
Reshjet e dendura të shiut/ S’ka përmbytje në Korçë, por disa zona pa energji

Situata e përmbytjeve paraqitet e qetë edhe në qytetin e Korçës. Reshjet e rëna gjatë natës nuk kanë sjellë probleme. Megjithatë, referuar njoftimit zyrtar, disa zona kanë mungesë të energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë
Sipas informacioneve te mara nga strukturat pergjegjese te E. C prane bashkive, dhe  institucioneve vendore ne teritorin e Qarkut Korce nga shirat e rena gjate nates nuk ka patur probleme.

Ne fushen Maliqit situata  eshte normale, ne lumin e Devollit jane ritur prurjet po pa krijuar probleme.
Ne akset rrugore nacionale dhe rurale, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
Disa probleme jane krijuar ne furbizimin me energji elektrike ne disa zona:
Si ne fidrin e Mollasit, dhe ne fidrin e Leskovikut, Bashkia Kolonje.
Ne fidrin e Vithkuqit, dega qe furnizon pjesen e Lekasit.
Ne fidrin e Lozhanit.
Nga O.SH.EE po punohet per riparimin e defekteve.
Aktualisht rreshjet e shiut jane nderprere.
Jemi ne ndjekje te situates.

Ora 08:52
Përmbytjet/ Situata e qetë në Vlorë, s’ka banesa e sipërfaqe të përmbytura! Rritet niveli i ujit në Vjosë, por s’paraqet rrezik

Situata paraqitet e qetë në qarkun e Korçës, ku fatmirësisht nuk ka banesa apo sipërfaqe të përmbytura. Sipas njoftimit zyrtar të prefekturës, lumi Vjosë ka një rritje të nivelit të ujit, por nuk paraqet problem.

Njoftimi i plotë

Informacion ores 08:00  per situaten ne qarkun Vlore sot dt 11.01.2021. Situata ne qark eshte e qete, konkretisht;
- Gjate nates dhe aktualisht ne teritorin e qarkut Vlore ka pas reshjeve me intesitet te ulet dhe mesatar.
-  Niveli i Hidrometrave te Vjoses ne oren 20:00
Permeti  3 m
Memaliaj  4 m
Ura e Mifolit 5.5 m ora 07:30
Vihet re nje ritje e nivelit te Vjoses por qe nuk paraqet problem per momentin
- Shkarkime nga Hec nuk ka.
- Hidrovoret gjendje pune
- Familje te evakuara nuk ka.
- Banesa te permbyt dhe me prezenc uji nuk ka.
- Siperfaqe te permbytura dhe prezenc uji nuk ka
- Rruge te bllokuara nuk ka. Vazhdon problematik aksi rrugor Himar - Sarande ne Borsh ku ka rreshkitje ne nje aks. Levizja kryet ne aksin tjeter, esht vendos sinjalistika monitorohet nga policia dhe kontraktori.
- Forca dhe mjete ne terren ne gadishmeri
Struktur operacionale vendore
Struktur operacionale rac qendrore
- Mbeshtetje me ndihma ushqimore nuk ka.

Ora 08:36
1823 ha nën ujë në Shkodër! Rruga për në Obot e pakalueshme! Problem gërryerja e tokave bujqësore

Prefektura e Shkodrës ka bërë një bilanc të fundit sa i takon situatës së përmbytjeve në qarkun ë Shkodrës. Mësohet se në total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm. Problem vijon gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Njoftimi i plotë
 

Ora 07:49
Përmbytjet/ Braçe ripërsërit apelin për qytetarët: Shkumbini po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar! Mos kaloni për asnjë qëllim, jo e jo për sehir

TIRANË- Lumi Shkumbin po kthehet në shtrat e megjithatë rreziku për banorët nuk ka kaluar, për pasojë zv.kryeministri Erion Braçe u bën thirrje që të qëndrojnë larg.

Mëngjesin e sotëm, numri 2 i qeverisë e ka nisur me një falënderim për të gjithë ata që kanë qenë në terren gjatë këtyre orëve të vështira, për t’iu qëndruar pranë banorëve që kanë pasur nevojë, teksa edhe një herë ripërsërit thirrjen që askush të mos afrohet në zonë.

“Shkumbini po kthehet në shtrat! Rreziku nuk ka kaluar akoma! Mirëmëngjesi çdo banori nga Thanasaj deri poshtë në Sulzotaj! Sic e shihni, Shkumbini në pikat e larta po shkon në shtrat, në pikat e ulta ende; Rreziku nuk ka kaluar ende! Dita do vijoj të jetë me temperatura të larta, jug dhe reshje të vazhdueshme.

Ndaj edhe një herë; zona nga argjinatura deri në buze të lumit nuk duhet kaluar për asnjë qellim, jo e jo për sehir! I jam shumë mirënjoheës turnit të tretë, Fredit, Avniut dhe gjithë kryepleqve, vëzhguesve të natës nga fshati dhe atyre nga drejtoria e Bujqësisë, Ledios e Fredit, policisë së shtetit, kryetareve tanë të Partisë Socialiste, cdo banori që iu përgjigj thirrjes sonë. Tani pa humbur vëmendjen duhet të vijojmë ditën natën e gjatë edhe një herë; Ndarë sipas sektorëve dhe detyrave”, shkruan Braçe.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?