Në Shkodër situata vijon që të përkeqësohet nga reshjet e shiut dhe shkarkimet nga HEC-et. Të vetmet mjete që mund të lëviznin në njësitë e Anës së Malit, Dajçit, por edhe në Velipojë janë ato të ushtrisë. Ndërkohë që një nga mjetet e ushtrisë e ka marrë rrjedha e ujit, teksa po shpërndante ndihmat për banorët.
Report tv ka siguruar pamjet e kamionit të ushtrisë thuajse të mbuluar nga uji, ndërkohë që efektivët e FA kanë dalë me shpejtësi. Në Velipojë po punohet për të mbrojtur argjinaturat që rrezikojnë që të çahen. Në qarkun e Shkodrës janë mbi 5 mijë hektarë të mbuluar nga uji dhe 300 banesa, ndërsa 69 persona në qytet janë evakuuar duke u zhvendosur në konvikt.

Kamioni i ushtrisë që e mori rrjedha e ujit në Shkodër
Kronikë
Përmbytjet, kamionin e ushtrisë e merr rrjedhja e ujit në Shkodër
Redaksia