Përmbytjet në Poloni

Përmbytjet në Evropën Lindore/ Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, banorëve në jugperëndim u kërkohet të largohen nga shtëpitë

15 Shtator, 19:05| Përditesimi: 15 Shtator, 19:07

  • Share

1726420030_poloni.JPG

Përmbytjet në Evropën Lindore

Shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta, përmbytje, mijëra familje pa energji elektrike, fatkeqësisht edhe viktima. Kjo është situata katastrofike që ka përfshirë Evropën Lindore, e cila është pushtuar nga ‘Stuhia Boris’.

E njëjtë është situata edhe në Poloni, ku me mijëra banorë janë evakuuar pas përmbytjeve që shkaktoi dalja e lumenjve nga shtrati.

Ndërkohë në Rumani raportohet për më shumë se 700 banesa të përmbytura, ndërsa drejtuesit e shteteve, zjarrëfikësit e emergjencat, i cilësojnë përmbytjet të përmasave të mëdha.

Për shkak të gjendjes së rënduar me përmbytjet, kryeministri i Polonisë Donald Tusk, ka thënë se qeveria e tij do të shpallë një gjendje fatkeqësie natyrore, ndërkohë që banorëve në jugperëndim të Polonisë u është kërkuar të largohen nga shtëpitë.

Deri më tani janë regjistruar viktima në Rumani dhe Çeki, ndërkohë që më shumë se 80 mijë familje janë evakuuar nga shteti cek. Rreth 80% e qytetit të Krnovit në Çeki është përmbytur, ndërsa për evakuime dhe për ushqim po përdoren helikopterë.


Lajmi kryesor:

Stuhi dhe përmbytje katastrofike në Europën Qendrore dhe Lindore! 7 të vdekur


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?