Lulzim Basha në Komunitetin e Emergjencave Shkodër

Kronikë
Politikë

Përmbytjet në Shkodër, Basha–Ramës: Shpall emergjencën

23 Mars 2018, 12:49| Përditesimi: 23 Mars 2018, 15:47

  • Share

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë në zonat e përmbytura në Shkodër së bashku me kryebashkiaken Voltana Ademi. Ai ka folur për situatën me të cilën po përballet qarku i Shkodrës, dhe ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Ramën që po bën një shkelje penale, dhe ka kërkuar të vihet para përgjegjësisë ligjore për mosshpalljen e emergjencës.



“Mos shpallja e emergjnecës për përgjegjësi ligjore dhe penale. Çdo pasojë negative është i drejtoj sot një apel të drejtëpërdrejtë për të shpallur emergjencën. Prokuroria te nisë hetimet për çdo neglizhencë. Mos shpallja e emergjencës nga Rama ka dy arsye, e para që është kriminale sa është edhe absurde dhe e dyta  për të shmangur ëdmshpërblimet për familjet e dëmtuara kur ata që janë bashkë përgjegjës

Në këtë gjendje ku ndodheni, ju inkurajoj dhe ju jap mbështetjen time dhe të partisë Demokratike, banorët këtu në Shkodër e dinë fare mirë që edhe një festë po të zgjasë 15 ditë do të na lodhte, imagjino një përmbytje .
Falenderoj organizatat bamirëse , dhe të ndihmës së huaj që japin ndihmën modeste. Mungesa e kryeministrit dhe vartësëve të tij fajësojnë përgjegjësinë e tyrë. I akuzoj për braktisjen e Shkodrës, dhe mos prezantimin e situatës në gjendjen reale në të cilën ajo është .
Në aspektin afatgjatë dëmet janë shumë të mëdha, dëmë në infrastrukturë. Do të përgatisim një raport për dëmet, dhe do shohim të japim fonde me aq mundësi sa ka PD, të krijojmë fonde për rikuperim sadopak të vogël të situatës. Do ngrejmë zërin pëe shpalljen e gjendjes së emergjencës.”

kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?