Përmbytjet në Vlorë, KLSH nis auditim institucioneve! Do zbardhen shkaqet e përgjegjësitë

7 Tetor, 12:36| Përditesimi: 7 Tetor, 12:40

  • Share

1728226862_permbytjetnevlore.jpg
 

Foto: Vlora e permbytur, 4 tetor

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në Qytetin e Vlorës shkaktuar pas reshjeve të dendura të 4 tetorit.

Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.

Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qëndror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.

Auditimi i cili është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë emergjente, do të zgjasë disa ditë ku në fund do të jetë dhe raporti përkatës.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet në Vlorë/ Prefekti: Administrata duhet shkundur, do mbajë përgjegjësi kush s'reagoi në kohë! Edhe KLSH nis auditin! PD kallëzon në Prokurori


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?