Përmbytjet në Vlorë, nis aksioni i pastrimit dhe larjes së rrugëve, Dredha: Në të gjitha segmentet dhe lagjet! Mbështetje edhe nga bashkitë e tjera (VIDEO)

1 Nëntor, 08:28| Përditesimi: 1 Nëntor, 12:25

  • Share

27 ditë pas përmbytjeve të 4 tetorit, në Vlorë ku nga reshjet e shiut të rëna për gati 3 orë, u përmbyten rrugë, lagje e qendra historike dhe u shkaktuan dëme të mëdha në biznese e banesa, Bashkia e Vlorës nisi ditën e sotme një aksion pastrimi dhe larje rrugësh.

Nëpërmjet një njoftimi ku kërkonte edhe mbështetjen e qytetarëve në këtë aksion, Bashkia e Vlorës ka dalë rreth orës 7:30 në disa akse për të nisur larjen e rrugëve dhe pastrimin e tyre.

Në ndihmë të Bashkisë së Vlorës janë dhe bashkitë e tjera si Durrësi me 3 automjete, Fieri me 2 automjete, Albetroli, Himara dhe Selenica.

Sipas kryebashkiakut Ermal Dredha ky është dhe një sensibilizim për qytetarët. Ai theksoi se në mbështetje për këtë aksion pastrimi kanë ardhur edhe mjete nga bashkitë e tjera. 

“Edhe pse situata u përmirësua pamë prezencë pluhuri ndaj nisëm këtë aksion pastrimi. Aksioni do të jetë deri në darkë në të gjitha segmentet dhe lagjet. Zjarrfikëset, botët dhe mjetet e ardhura nga Bashkitë e tjera kanë ardhur dhe u janë përgjigjur thirrjeve tona”, tha Dredha.

Ky aksion vjen pasi 1 javë më parë Prefekti i Vlorës në mbledhjen e organizuar ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Vlorës, ndërsa tha se do kërkojnë ndihmë dhe bashkitë e tjera

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Landi: 03/11/2024 10:33

    Ore po i ke par rruget e vlores si i ke bere ashu e shkaterove kete qytet po ste vjen turp del dhe ne lajme nga kalon per shpi ti se ske len nje rruge tamam ke sy ne balle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?