Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!

8 Tetor, 15:52| Përditesimi: 8 Tetor, 17:34

  • Share

Një grup auditi i KLSH prej dy ditësh ka zbarkuar në Bashkinë e Vlorës dhe në Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Burimet thanë se audituesit po kontrollojnë dokumentet e tenderëve dhe kontratat me privatët për disa investime që janë bërë kohët e fundit në qytet. Ndërsa Prokuroria e Vlorës ende nuk e ka nisur hetim për përgjegjësit e përmbytjes edhe pse PD-ja depozitoi kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe banorët denoncuan publikisht bllokimin e kanalit të ujërave të larta.

Katër ditë pas përmbytjeve, në pjesën më të madhe të qytetit është rikthyer normaliteti por lagjet më të goditura si “Rilindja” apo rruga “Rruga Albano e Romina” janë të pushuara nga balta. Po kështu dhe fushat e sportit në Lungomare.

Përmbytjes së 4 tetorit nuk i shpëtoi as lagjja historike e Vlorës, ku siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, rruga në pak minuta u shndërrua në lumë, duke marrë përpara karrige e tavolina.

Nuk ka ende një bilanc të dëmeve, por grupet e vlerësimit kanë dalë të terren, ku siç është premtuar nga qeveria dhe bashkia banorët do kompensohen për banesat, ndërsa biznesi do përfitojë lehtësira fiskale.

 

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 09/10/2024 02:41

    Këtë janë "në sitë" pas tragjedisë e thoni për të mashtruar popullin. Duhej para përmbytjes të ishin në sitë. Lajm i rremë

    Përgjigju
  • Seferi: 08/10/2024 23:31

    Cfare faji ka rruga ? Ne vlore nuk zhbllokohen nje here gropat septike, nuk zhbllokohen asnjehere kanalet, nuk lan njeri rruget, te gjitha keto i bejn bizneset private se bashkia dhe mirembajtja zero. Un jam i kenaq me investimet ne vlore por ama nuk mund te mos mirembahet, si nje shtepi qe i digjen llampat e bllokohet haleja, asnje mirembajtje

    Përgjigju
  • Zigur Labi: 08/10/2024 19:42

    Gjithë Vlora edhe pas 4 ditësh është si Kandahari.,baltë kudo, asnjë puntorë nuk duket të pastroj,,Ermali del dhe shpërndan patatina bashkë me 5 servil lëpirës,,Dilni dhe bëni një shëtitje në këmbë dhe pastaj flisni,Ky Kryetar është më i paaftë nga të gjithë të tjerët,,Kjo administrat është e gjitha me servila kurva dhe patronazhist.,As nuk ja kanë haberin punëve,,vetëm të vjedhin dinë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?