Në qytetin e Vlorës, i cili u përmbyt pasditen e 4 tetorit uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura. Kryebashkiaku Dredha ka deklaruar se ka një strategji të qartë për të ndërhyrë sot.
“Problematikë mbeten garazhet e pallatave. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë” tha kryetari I bashkisë së Vlorës Ermal Dredha në një prononcim për median në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, 5 tetor.
Faza tjetër do të jetë dalja në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë dëmtuar. Kryebashkiaku premtoi kompensim
“Do të jemi të bashkërenduar duke takuar çdo qytetar për të treguar gjithë hallkat që do të ndjekin nëse do të ketë trajtim financiar dhe jo vetëm. Njerëzit të jenë të qetë se aq sa kemi ne në dorë do të bëjmë maksimumin tonë për ti ndihmuar të kthehen në normalitet. Duke pasur dhe trajtimin financiar që i takon”
Ende nuk ka një bilanc të saktë të dëmeve që shkaktuan jo më shumë se 3 orë shi të pasdites së 4 tetorit shoqëruar dhe me shpërthimin e kanalit të ujrave të larta.
“Ju kërkojmë ndjesë që nuk mund të menaxhonim më shpejt se kaq. Por sic e patë dhe vetë ishte përtej mundësive njerëzore, pasi ishin gati 180 mln shi në second që kanë rënë për dy orë e gjysmë. Ne do të jemi në gadishmëri” tha Dredha.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet në Vlorë, uji tërhiqet nga lagjet, po hiqet balta, e uji në garazhe Dredha e pranon: Shkak kanali i ujrave të shiut, u legalizuan ndërtimet mbi të!
S.G/ReportTv.al