Patatja e ëmbël

Përmirësojnë shëndetin e trurit dhe forcojnë imunitetin, përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i patates së ëmbël

21 Shtator, 19:45| Përditesimi: 21 Shtator, 20:00

  • Share

Patatet e ëmbla kanë vlera të shumta ushqyese, pasi  janë të pasura ne vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibra. Ato gjithashtu kanë veti antikancerogjene dhe mund të nxisin funksionin imunitar, shëndetin e zorrëve, funksionin e trurit dhe shëndetin e syve.

Janë jashtëzakonisht ushqyese
Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale. Janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimet nga radikalet e lira dhe sëmundjet kronike.

Kanë veti kundër kancerit
Hulumtimet e kafshëve dhe laboratorike sugjerojnë se anthocyanins dhe antioksidantë të tjerë që gjenden në patatet e ëmbla mund të mbrojnë kundër disa llojeve të kancerit.

Përmirësojnë shikimin
Patatet e ëmbla janë të pasura me beta-karoten dhe antocianinë, antioksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së shikimit dhe përmirësimin e shëndetit të syve.

Përmirësojnë funksionin e trurit
Studimet e kafshëve kanë treguar se patatet e ëmbla mund të përmirësojnë shëndetin e trurit duke reduktuar inflamacionin dhe duke parandaluar rënien njohëse. Megjithatë, mbetet e panjohur nëse ato kanë të njëjtat efekte te njerëzit.

Mbështesin sistemin tuaj imunitar
Patatet e ëmbla janë një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, i cili mund të shndërrohet në vitaminë A dhe ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar dhe shëndetin e zorrëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?