Përnaska: Mbështetje për gratë dhe vajzat, 0 taksa për 3 vitet e para të punës

26 Prill 2023, 11:41| Përditesimi: 26 Prill 2023, 12:04

  • Share

 

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Lajla Pernaska zhvilloi në Kalanë e Tiranës një takim me gratë dhe vajzat, ku shpalosi disa nga pikat e programit të saj për to.

- Prioritet i parë është fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, nëpërmjet lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre, duke bërë taksat bashkiake 0 për 3 vitet e para të punës.

- Me kërkesë të vetë Zonjave, Bashkia do ofrojë shërbim falas me zyrë asistence ligjore dhe ekonomike për aktivitetin e tyre të sipërmarrjes.

- Mbështetja e formimit profesional & zgjerimi i skemës së granteve për sipërmarrje nga gra kryefamiljare. Mbështetja me grante e sipërmarrjeve të grave në zonat rurale.

- Hapja e një tregu falas  për aktivitetin e grave artizane, ku mund të shesin prodhimet e tyre.

- Lehtësimi i procedurave për strehimin e grave në nevojë dhe rritja e buxhetit për këtë kategori, (jo fonde për inceneratorët).

“Koncepti i qeverisjes së Bashkisë së Tiranës, është parashikuar që të mbështeten direkt me grante sipërmarrëset vajza. Në një pikë tjetër është mbështetja e grave dhe vajzave në nevojë”- tha Laja Përnaska.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët për bashkitë e vendit në terren, Socialistët: Do punojmë për turizmin! BF: S’kanë mbajtur premtimet


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?