Kronikë

VIDEO/ Shtëpia iu ‘përpi’ nga zjarri, shpëtohet i moshuari në Korçë! Mbeti i rrethuar mes flakëve në përpjekje për t’i shuar

22 Korrik, 19:40| Përditesimi: 22 Korrik, 23:41

  • Share

KORÇË – Një i moshuar është shpëtuar mrekullisht në qytetin e Korçës, pasi shtëpia ku banonte u përpi nga flakët. Siç shihet edhe në këto pamje që ka siguruar Report Tv, banesa është shkrumbuar totalisht, për shkak të një shkëndije elektrike.

I moshuari ishte në banesën në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës”, kur zjarri nisi në ambientet e brendshme të banesës për tu përhapur në çdo dhomë të saj. Me shpresën se do të shpëtonte banesën, i moshuari nuk ka dalë jashtë, por ka tentuar të shuajë flakët, duke rrezikuar jetën.

Por, 3 policë kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarit, i cili ishte rrethuar nga flakët që përfshinë të gjithë shtëpinë, duke rrezikuar të asfiksohej dhe të digjej. I moshuari është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kryepolici Ilir Proda, pati një falënderim për 3 policët Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari, të cilët bënë të mundur shpëtimin e policëve.

“Ndihem thellësisht i emocionuar dhe krenar për guximin, sakrificën dhe humanizmin tuaj. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi, rrezikuat jetën për të shpëtuar një qytetar të moshuar, i cili ishte rrethuar nga flakët dhe rrezikonte të asfiksohej e të digjej. Ky akt fisnik tregon më së miri se të jesh pjesë e Policisë së Shtetit është shumë më tepër se një detyrë, është një mision i shenjtë në mbrojtje të jetës”, thotë Proda.

Një grup hetimor do të përcaktojë shkaqet e zjarrit, ndërsa deri më tani dyshohet për një shkëndijë elektrike.

Ora 20:47
Shpëtuan të moshuarin nga flakët që përpinë banesën në Korçë, Ilir Proda falenderon 3 efektivët për aktin heroik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilri Proda, ka falënderuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë, të cilët, rrezikuan jetën duke u futur mes flakëve dhe shpëtuan një të moshuar që ishte rrethuar nga zjarri, i cili kishte përfshirë një banesë në zonën e quajtur "Rruga e Ersekës", që u dogj plotësisht.

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda:

Të nderuar kolegë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari,

Ndihem thellësisht i emocionuar dhe krenar për guximin, sakrificën dhe humanizmin tuaj. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi, rrezikuat jetën për të shpëtuar një qytetar të moshuar, i cili ishte rrethuar nga flakët dhe rrezikonte të asfiksohej e të digjej.

Ky akt fisnik tregon më së miri se të jesh pjesë e Policisë së Shtetit është shumë më tepër se një detyrë, është një mision i shenjtë në mbrojtje të jetës.

Për ne, shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht një përgjegjësi institucionale, por një thirrje e përditshme për të qenë pranë tyre, sidomos në momentet më të vështira.

Ju falënderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm që dhatë dhe për nderin që i bëtë uniformës sonë.

Krenar për ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë që e nderojnë Policinë e Shtetit me veprime që frymëzojnë dhe rrisin besimin e qytetarëve tek Policia.

Suksese në përmbushjen e misionit tonë, sa të vështirë, aq edhe fisnik!

Drejtues Madhor Ilir Proda

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?