Një aksident automobilistik ka ndodhur në Vlorë pranë Zvërnecit, ku janë përfshirë 3 automjete.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, mes të cilëve një fëmijë.
Të dy udhëtonin në një automjet me targa italiane. Ata janë dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për të zbardhur shkaqet.
Komento
Komente
