Kronikë

Përplasen dy automjete në bypass-in e Vlorës, njëri nga drejtuesit dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

23 Gusht, 07:29| Përditesimi: 23 Gusht, 07:39

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e premtes në bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip Nissan dhe një Mini Cooper. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip Mini Cooper është përmbysur në rrugë.

Nga ngjarja një person ka mbetur i lënduar, ndërsa një nga drejtuesit e mjeteve është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?