Kronikë

Përplasen dy makina në ByPassin e Vlorës, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

4 Shtator, 13:48| Përditesimi: 4 Shtator, 13:52

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në ByPass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete mes tyre. Ngjarja ka ndodhur mes një mjeti tip “Benz” dhe një tjetër automjeti tip “Volkswagen Passat”.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse.

Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve, çka solli përplasjen mes tyre.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?