Prokuroria e Krimeve të Rënda transferon dosjen kundër Suel Çelës, Enea Bekteshit dhe Klemend Xhaferit në prokurorinë e Elbasanit. Vendimi për transferimin e dosjes është marrë nga prokurori Behar Dibra në 26 shtator 2018.
Tre personat e proceduar janë Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferi, të cilët akuzohen për goditjen e nën/drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi. Çështja kundër tyre do hetohet dhe gjykohet në Elbasan, për “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Me transferimin e dosjes, rrëzohet akuza e “Vrasjes së policëve mbetur në tentative”. Dy nga tre personat e proceduar mendohet se janë në masën e “arrestit në burg”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, përballë tregur agro-ushqimor në 18 shtator të vitit të kaluar.
Komente
