Alban Gurit, shoferi që përplasi për vdekje 10 vjeçaren Ambra Petali para 3 ditësh në Tiranë rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Gazetari Arsen Rusta raporton se Guri në dëshminë e tij në Gjykatë ka thënë se ka goditur diçka me pasqyrat e makinës por nuk e ka parë se çfarë ka qenë dhe është larguar nga vendngjarja.
“Godita diçka me pasqyrë, s’e pashë se ç’a ishte dhe u largova”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Përplasi për vdekje të miturën në Tiranë, burg për shoferin e dënuar më parë: Godita diçka me pasqyrë, s’e pashë ç’a ishte e u largova (Dedikimi i babait)
//ReportTv.al