Pas përplasi dy prindërit me foshnjën e tyre tre muajshe në rrugën e Kavajës në Tiranë, teksa po kalonin në vijat e bardha me semaforin jeshil, policia ka arrestuar pas rreth tre orësh në arrati shoferin, Ajas Sulejmanin. 39-vjeçari u arrestua në një nga spitalet private të kryeqytetit si dhe u krye shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për kryerjen e veprimet të tjera hetimore në funksion të ngjarjes rrugore.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Po kalonin vizat e bardha, 39-vjeçari i droguar me ‘G-Class’ futet me të kuqe, përplas çiftin me foshnjën në karrocë! Arrestohet shoferi në një spital privat! VIDEO e aksidentit të rëndë
M.Q./ReportTv.al