Tiranë/ Po kalonin vizat e bardha, 39-vjeçari i droguar me ‘G-Class’ futet me të kuqe, përplas çiftin me foshnjën në karrocë! Arrestohet shoferi në një spital privat! VIDEO e aksidentit të rëndë

8 Maj 2022, 13:28| Përditesimi: 9 Maj 2022, 16:32

  • Share

TIRANË- Me semafor të kuq dhe pa patentë, Ajas Sulejmani, 39-vjeç, përplasi me një makinë luksoze tip ‘G Class’, mesditën e sotme në rrugën e Kavajës, teksa po kalonin vijat e bardha, një çift bashkë me foshnjën e tyre tre muajshe.

Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari zbriti nga makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë të plagosur në mes të rrugës çifitin Vilma Konomi, 43-vjeçe, dhe Arion Konomin, 48-vjeç si dhe foshnjën e tyre tre muajshe. Ishin kalimtarët e rastit që i ofruan ndihmën e parë familjes së plagosur, ndërsa janë dërguar në spitalin e Traumës për mjekim, ku foshnja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe çifti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Report Tv ka siguruar edhe videon, ku Ajas Sulejmani, me shpejtësi dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, përplasi teksa po kalonin në vijat e bardha dhe me semafor jeshil të ndezur, dy prindërit dhe foshnjën tre muajshe, e më pas del nga rruga.

Arratia 39-vjeçarit, zgjati rreth 3 orë, pasi u arrestua në një spital privat në Tiranë. Ajas Sulejmani pas kryerjes së testit të drogës, ka rezultuar se drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

Menjëherë pas aksidentit, policia shoqëroi si dëshmitar edhe kushëririn e tij, i cili nuk dihet nëse ishte pasagjer në makinë. Report Tv ndoqi live shoqërimin e kushëririt të Sulejmanit, ku shihet se ai bashkë me shokun e tij kontestuan me këmbëngulje dorëzimin e celularit tek efektivëve e policisë, por në fund u dorëzuan.

Ajas Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

39-vjeçari është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

*Raportuan lajmin për Shqiptarja.com dhe Report Tv gazetarët Arsen Rusta dhe Sokol Dema

Ora 22:48
Aksidenti në Tiranë, reagon deputeti i PD, Sula: Policia nuk duhet të bëjë një sy qorr përballë shoferëve me makina 250 mijë €

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një makinë përplasi një çift së bashku me fëmijën e tyre 3 muajsh.

Sula shkruan se policia nuk mund të bëjë një sy qorr, e një vesh shurdh, as përballë një shoferi me një makinë modeste, por as para shkelësve të ligjit me makina 250 mijë euroshe, ndërkohë qytetarët e thjeshtë ndalohen në mes të ditës dhe gjobiten në kufijtë maksimal të vlerës vetëm sepse nuk ndezin dritat. 

Dua ta nis këtë reagim me një lutje që familja që u aksidentua sot në "Rrugën e Kavajës" të shërohet sa më shpejtë e ta harroj këtë ditë të keqe. Por dua të denoncojë me zë të lartë neglizhencën e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve të mediave 39-vjeçari që gati sa nuk shkaktoi një tragjedi është një shkelës i vazhdueshëm i kodit rrugor. Ai rezulton i proceduar 8 herë për shkelje serioze të kodit rrugorë. Por në vend që atij ti privohej e drejta për të drejtuar makinën, pa ju dridhur qerpiku ai qarkullonte në Tiranë me një makinë 250 mijë euro dhe gati sa nuk i mori jetën një familje të re e të pafajshme.

Ne jemi vet dëshmitarë sesi qytetarët e thjeshtë ndalohen në mes të ditës dhe gjobiten në kufijtë maksimal të vlerës vetëm sepse nuk ndezin dritat. Sesi mbushen plot me gjoba për parkime në lagje. Por nga ana tjetër herë pas here bëhemi dëshmitarë sesi bosët me makina luksoze lëvizin lirshëm në të gjithë vendin duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Policia e Shtetit nuk duhet të bëj një sy qorr e një vesh shurdh as përball një shoferi me një makinë modeste por as para shkelësve të ligjit me makina 250 mijë euroshe.

Gjithashtu i bëj thirrje policisë që të verifikojë në çdo moment tabelat me logot e Kryesisë së Kuvendit apo të ministrive në xhamat e parë të automjeteve luksoze se ka zëra që ato tabela po shiten si patentat në treg të zi. Si ka mundësi që në çdo makinë luksoze ka një tabelë institucioni shtetëror? A nuk i bën përshtypje uniformave blu kjo? A ju duket normale që një Lamborghini, G-Clas apo Range Rover qarkullon me mjet identifikues institucionesh shtetërore?, shkruan Sula në rrjetin social facebook.

 

Ora 20:47
Aksidenti në Tiranë, policia aksion në kryeqytet, kontroll drejtuesve të mjeteve luksoze nëse kanë konsumuar alkool e drogë

1652033348_Screenshot5.jpg

Nisur nga aksidenti i sotëm në Rrugën e Kavajës ku mbetën të plagosur çifti i bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi dhe djali i tyre tre muajsh, Policia Rrugore po kryen në këto momente kontrolle masive të automjeteve në të gjithë Tiranën. Efektivë të Policisë Rrugore janë shpërndarë në akset hyrëse, dalëse dhe rrugë të tjera brenda Tiranës dhe verifikojnë automjetet, kryesisht ato luksoze. Sipas burimeve, po kryhen jo vetëm teste alkooli por edhe droge për drejtuesit e automjeteve.

Ora 18:12
Përplasi familjen në mes të rrugës, Ajas Sulejmani rezulton pozitiv në testin e drogë

 

Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi familjen në  mes të rrugës te vijat e bardha, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës.

‘Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se: Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.’- njofton policia.

Ora 17:19
U përplasën nga 39-vjeçari te Rruga e Kavajës, çifti në gjendje të rëndë shëndetësore

1652021290_page.jpg

Report Tv mëson se çifti Arian dhe Vilma Konomi, që u përplasën te Rruga e Kavajës, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dy pacientët kane diagnozë politraume në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar nën mjekim intensiv.

Ora 17:08
Aksidentoi familjen me makinën luksoze, 39-vjeçari ishte gjobitur 8 herë nga policia për shkelje të qarkullimit! 3 javë me parë u shoqërua trafik droge! VIDEO nga momenti arrestimit

Policia e Tiranës thotë se Ajas Sulejmani, i cili përplasi në vijta e bardha prindërit dhe foshnjën e tyre tre muajshe, është gjobitur 8 herë nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ashtu tre javë më par është shoqëruar nga policia për verfikim në fushën e trafikut të drogës, por që më pas është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

'Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Po ky shtetas  është shoqërur tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Ora 16:56
Me shpejtësi e semafor të kuq ndezur, Report Tv siguron videon kur Ajas Sulejmani përplas prindërit dhe foshnjën te rruga Kavajës

 

Report Tv ka siguruar videon, ku Ajas Sulejmani, me shpejtësi dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, përplasi teksa po kalonin në vijat e bardha dhe me semafor jeshil të ndezur, çiftin Vilma Konomi dhe Arjan Konomi bashkë me foshnjën e tyre tre muajshe, të cilët mbetën të plagosur. Më pas Ajas Sulejmani u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua pas tre orësh në një spital privat.

Ora 15:54
Përplasi prindërit bashkë me foshnjën teksa po kalonin vizat e bardha, arrestohet Ajas Sulejmani! Ishte në një spital privat

1652019088_ajazsulejmani.jpg

Pas përplasi dy prindërit me foshnjën e tyre tre muajshe në rrugën e Kavajës në Tiranë, teksa po kalonin në vijat e bardha me semaforin jeshil, policia ka arrestuar pas rreth tre orësh në arrati shoferin, Ajas Sulejmanin. 39-vjeçari u arrestua në një nga spitalet private të kryeqytetit si dhe u krye shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për kryerjen e veprimet të tjera hetimore në funksion të ngjarjes rrugore.

Ora 14:46
U përplas nga makina luksoze, identifikohet çifti (EMRAT)

1652013227_aksidentnetirane5.jpg

Identifikohet çifti që u përplas me foshnëjn tre muajsh nga makina lukosoze në rrugën e Kavajës në Tiranë. Vilma dhe Arjan Konomi janë çifti. 

Ora 14:36
Përplasi me makinë luksoze çiftin dhe foshnjën 3 muajshe, kush është Ajas Sulejmani! Trafikanti i drogës i kërkuar nga policia amerikane

1652013631_WhatsAppImage20220508at2.16.31PM1.jpeg

Ajas Sulejmani, shoferi i automjetit luksoz që përplasi çiftin dhe foshnjen 3 muajshe tek Rruga e Kavajës ka qenë në kërkim në vitin 2014 për trafik droge nga policia e Illinois në SHBA. Ende nuk dihet nëse e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

Ora 13:54
Arrestohet kushëriri i shoferit që përplasi çiftin me fëmijën tre muajsh, Report Tv sjell VIDEON

Kushëriri i Ajas Sulejmanit është vënë në pranga. Makina luksoze G Class përplasi paraditen e sotme në rrugën e ‘Kavajës’ çiftin me fëmijën tre muajsh. Ajas Sulejmani, i cili po drejton mjetin është ende në arrati.

Ora 13:46
FOTO/ Mjeti luksoz përplas çiftin me fëmijën tre muajsh, merr përpara karrocën dhe e përmbys në rrugë

1652010233_karroccaa.jpg

Ky është momenti i aksidentit të rëndë në Tiranë, ku automjeti luksoz tip G Class ka përplasur sot një çift me foshnjen tre muajsh. Në foto duket sesi është përmbysur karroca dhe foshnja ka përfunduar në rrugë. Shoferi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riku: 09/05/2022 08:04

    Po clidhje ka makina o njerez... madje sa me e mire makina aq me shume eviton pasojen e demshme ne rastin konkret po ka frenuar sado pak per shkak te cilesise se mjetit impakti ka qene me I vogel... faji eshte I genit qe smerr vesh deri sa I ndodh kjo e iken per lesh...gjynah se para se keta te ikin per lesh marrin me vete te pafajshem... komentatoret e partise vijojne me parullen fajin e ka gjykata

    Përgjigju
  • Kol: 08/05/2022 22:15

    Zoti Nano me shum vones!nje shprehje thot me mir von se kurr! Zoti Nano pritet qe te bohet nje aksident dhe te organizoheshit ,per kontrolle! ket situat e keni jasht kontrollit ne gjith Shqiperine! Zoti Nano policet tuaj meren vetem me fukarejt jo me keto monstra,qelevizin me mjete luksoze qe jua kane lakmi shum shtete,

    Përgjigju
  • vironi: 08/05/2022 21:34

    Nuk ka faj ky kur gjykatat jane te degjeneruara dhe nuk meren me keta plera por me ndonje fakir.... Kush paguan nuk denohet....

    Përgjigju
  • Tirona: 08/05/2022 20:38

    Malli te ne osht sheshit por shteti meret me parkingje e me shitësit ambulant. Kti Sulejmonit ene shumë e shumë të tjerve si puna kti eatij çuniy të Erzen Breçanit duhet me i qr . Jo çfo vize tbardh i lëshohesh me kok o kokloqe. Osh vizë kalimi këmsorësh jo kokaine

    Përgjigju
  • Grupi: 08/05/2022 20:27

    39 vjec? Duhet ta kete emrin Ajaz dhe jo Ajas.99.9% qe eshte cam.

    Përgjigju
  • Bledi: 08/05/2022 19:52

    Gjejani nje lidhse kepucesh ne burg ktij kriminel

    Përgjigju
  • DENI: 08/05/2022 19:04

    Ka ikur ne spital me bo serum e me heq alkolin ne gjak o polici patatinash ca beni kshu o plehra

    Përgjigju
    • A. N.: 09/05/2022 07:50

      Me gjithe ate miell qe ka thithur ai s'ka transfuzion gjaku qe te ben derman.

  • bujari: 08/05/2022 19:01

    COJENI NE AMERIKE ,,se ia rregullojne amerikanet atje....

    Përgjigju
  • DURRES: 08/05/2022 18:58

    O SHTET LEGEN MOS I BENI TEST FUTENI NE BURG TE RRI ME SHOKET E VET ATY NGA 15 VJET EDHE TE DALI 60 VJEC ME DEPRESION PASTAJ.....O POLICI KOTI O SHTET KOTI FUTENI NE BURG SE MUND TE ISHIN 3 VIKTIMA O SHTET I FELLIQUR

    Përgjigju
  • Sekuestro: 08/05/2022 16:35

    Duhet bere nje ligj per ata qe kane makina ultraluksoze duhet tiu sekustrohen makinat ne vend e tiu lirohen vetem kur te kene deshmuar burimin e pasurise. Pastaj e shohim sa prej tyre do qarkullojne me...

    Përgjigju
  • i biri i Erzen Breçanit shpëtoi: 08/05/2022 16:30

    Po po ashtu është o qytetarë të mjerë që shfryni uf e puf. Ngelët tu bo dërr dërr dërr. Ku ndodhet tani që flasim i biri i Erzen Breçanit? Nuk jeni ju të zotët e Shqipërisë o të shkretët ju. Jeni të gjithë bishtra. Ankohuni zemrat e vogla. Çuni i Erzenit prapë me dashnore dhe supermakinë është.

    Përgjigju
    • Emigranti: 08/05/2022 23:30

      Kanceri qe i ka hyre Shqiperise keto 30 vjet ka perbuzje per ata we punojne dhe nderime per kriminelet dhe hajdutet.

    • Rimi: 08/05/2022 19:04

      Po ti qe po na flet me ju kush qeke? Apo ti je i zoti se ke ik emigrant dhe i ke lare duart.Na gjykon nga lart tani. Njeri fakt nuk perjashton nje tjeter o shok.Shko laj kurizin pleqve aty ku je e mos na jep shume mend

  • Soni: 08/05/2022 15:47

    Ne Kavaje, Policia jone heroike zuri nje fakir per vjedhje, thone, por qe u ngeli ne dere. Ndersa ky monstra sot, trafikant, Policia na i paska hequr patenten para tre javesh, imagjino si mund te kene qene rrethanat per burg. Por edhe me background kriminal tjetri ne SHBA, pra i duhet te ryje ne kufi para hundes per mish e peshk te policave tane. Sepse fakirit i ben zbor, ndersa maskarait fresk policia jone teatrale.

    Përgjigju
  • Nuk keni pa gjo ala: 08/05/2022 15:46

    Pu pu pu skane te mbaruar bastardet ne kete vend te mjere

    Përgjigju
  • Shtet plere: 08/05/2022 15:25

    Se kuptoj pse nuk behet analize per cdo mjet qe qarkullon ne rruge Ku eshte blere, si eshte blere, me ca bazash eshte blere Dhe si i justifikojne leket , ne baze faturash dhe cdo te dhene fiskale Ne cdo liste tatimesh dhe pagesash si pune dhenes dhe pune marres! Se smund te blesh makine 150 mije euro pa punuar asnje dite Me prind hallexhi e pa tjegulla mbi koke.. Me banjo 8 metra larg shpise dhe me makine te fundit. Zhulja njerez dhe polici e drejtesi e korruptuar. Uroj ta provoni mbi kokat tuaja nje siklet te njejte Me te tille njerez.

    Përgjigju
    • Analisti: 08/05/2022 23:25

      Nuk eshte 150k makine por 400k minimalisht, eshte brabus

  • Sulejmani: 08/05/2022 15:20

    Sipas mbiemrit dhe disa te dhenave, qe nga lidhja me bandat e famshme, Dhe te tjere... Kto mund te jene dhe vrases me pagese dhe trafik nderkombetar Droge prej vitesh, po ti shikojne pak me hollesi ti hetojne sic duhet, Qe mos ti nxjerrin nga burgu per disa vjet se jane problematike kto, Mos sot, neser do bejne ngjarje tjera dhe ne vazhdim. Kane rast te faktojne dhe zbardhin shume ngjarje te pa zbuluara me kto, Uroj te kene vullnet ti analizojne mire si grup.

    Përgjigju
  • Loni: 08/05/2022 15:16

    Kokrra mollash

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/05/2022 15:16

    Plumbi asht pak , ikni sa me par nga ky vend o njerez . Vend i mallkuar vec k****t e keto kriminelat me lek droge bajn hajer . Zot mos na provo amin

    Përgjigju
  • anglia fabrike paresh: 08/05/2022 15:14

    Kushedi si po vlojnë telefonatat nga këta katunarët shtazë ndaj prokurorisë, OPGJ me hy në marrëveshje me e ul dënimin jo më shumë se tre muaj. Prokurori ka me ble noj vilë në Qerret, OPGJ-ja ka me shtu lekët për dashnore ose noj makinë për pjeshkat e veta. Këta fytyrat me tule do i kena në rrugë pas tre muajsh. Falemnderit prokurori, falemnderit polici. Falemnderit gjykatë e shkallës së parë me ata gjyqtarët me flokë me xhel me zinxhir në qafë.

    Përgjigju
    • Gripi: 08/05/2022 15:50

      Sakte!

  • Xhixhi: 08/05/2022 15:10

    U lodhem me keto makina me targa te huaja qe i kalojne afatet, dhe shumicen e rasteve jane makina te vjedhura. Duhet bere nje ligj kundra ketyre qe arratisen qe te denohen me shume. Jemi te lodhur nga keta rrugecer qe bejne ligjin ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 08/05/2022 15:09

    E shkreta shqiperi nuk kemi shtet sa po vuan populli ...te ishte ne amerik policia do hapte zjarr ishte ekzekutuar ne vend se quhet akt terrorrist..

    Përgjigju
  • Elion: 08/05/2022 15:08

    Policia inekzistente. I ka ra autoriteti shtetit. Gjith maloket e fisderrat ecin si te cmen rrugve. Motrat te gjithve

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 08/05/2022 15:06

    KY ESHTE I KERKUAR NE SHTETIN ILLINOIS NE AMERIKE

    Përgjigju
  • Hako: 08/05/2022 14:45

    Nuk e kuptoj pse arrestohet pasagjeri? Ku qendron vepra penale e tij ne kete rast.Apo hajt te marrim njerin meqe jemi per rruge.

    Përgjigju
    • Hakia: 08/05/2022 15:38

      Edhe oasagjeri njejt me shoferin eshte. Tre njerez demtuan, tre te bejn burg, te njejtet plera jane shofer e pasagjer

  • VajmeDet: 08/05/2022 14:42

    Plera eshte ne kerkim ne angli klikoni google e se pyet njeri per leket per makinen ku e ka gjet me ca lekesh si i fitoi merrni mer arrestoni kta fshatare qe enver hoxha nuk i linte pa leje kalimi ne tirane se e dinte me ckafshe kishte te bente droge angli e tallin bythen me gjobat e shtetit se leke harram ore njerez abandonoini keta kafshe mos i shifni si mite leji halet te duken si fshataret qe vertete jane

    Përgjigju
    • Ypsiloni: 08/05/2022 15:10

      Kriminelat jan shok me policin han e pin bashk ...

    • Cubel breca: 08/05/2022 15:04

      Ti vajmedeti qenke per te te qar hallin. Mos indetifikon me fshatar e qytetar,se fatkeqesisht jan shtuar me shumic. Gjynah qe ne qendra te banuara te behen aksidente.

  • Plera: 08/05/2022 14:41

    O gjykat e prokurori kurvash, behuni 1 here ne jeten tuaj Njerez me cerek morali, denojeni kte plere, Dhe shtypjani koken aty nja 5 vjet te mira. Dhe hiqjani te drejten perjete per te pasur leje drejtimi. O zot mos na perball me kto njerez se ska zot e qe merr persiper.

    Përgjigju
  • nardi: 08/05/2022 14:34

    Zakonisht mjetet luksoze nuk pyesin as per polic dhe as per viza te bardha dhe dihet se keto mjete zoterohen nga te fortet.... Shikoni ne vidjo se si po vepron policia, perse nuk e shoqerojne ne komisarjat kete kriminel.... Me sa duket frikesohen se mos varet ne peme ky si ai hajduti i Kavajes qe ishte shoqeruar 18 here ne polici dhe Sali non grata me ceremonite me militantet e tije e bene DESHMOR I DEMOKRACISE...

    Përgjigju
  • Boti: 08/05/2022 14:31

    Bejne si cuna me norma kta kokpalaret po pasaj skan kurajo ti dalin per zote gabimeve te tyre.Halabake me timon ne krah te djathte

    Përgjigju
  • Vaj-me-fet: 08/05/2022 14:29

    Personi ne kerkim ne angli tall bythen me shtet e me milet e mer njerzit ne qafe tall bythene leke droge

    Përgjigju
  • Parruca: 08/05/2022 14:15

    Po te kete prokuror meqe nuk paska as patente, kete derrin me emrin Ajas qe shiti dhite dhe bleu benz, e fut per vrasje e mbetur ne tentative. Por ne Shqiperi nuk ka prokurore, por thjeshte pazarxhinj.

    Përgjigju
    • Xhabiaj: 08/05/2022 15:31

      Njashtu si ju ne shkoder, qe kalojne vrasesit me blinda mes qytetit Dhe ju mbyllni syte, si denonconi! Ato ngacmojne grate e motrat mes rruges, ju prap rrini koke ulur.. Dhe prisni t'ju a zgjidhi zoti kto halle, ti vij nga shkaqe natyrore... Se per ju ato behen 100 vjec, ju as denonconi as merrni fryme, Jo me te godisni ndonje keqberes ne shkoder. Keshtu jane dhe kto, dhe pa dashje u zbuluan sot ne tirane Me 100 akuza. Mos te ndodhte aksidenti ato kushedi sa vrasje e trafiqe do benin akoma..

  • Reell: 08/05/2022 14:09

    Vend krimi nduk levizej karroca e femijes duhej te lihej e te fotografoj dhe te beheshin matjet nga ekspertet.polica te korruptuar tani do dali qe si ka perplasur plotesisht dhe me plag te lehta,prishje e skenes se krimit per te sbutur fajn dhe zotria do dali me sherbim prove.polica paxheje dhe te korruptuar.ptuuu jeni prinder vet apo ca kafshesh jeni

    Përgjigju
  • Masa ekstreme: 08/05/2022 14:03

    Te denohet per vrasje me dashje dhe ndoshta pastaj e kupton vleren e jetes

    Përgjigju
  • Une: 08/05/2022 14:02

    Sot sikur eshte edhe dita pa makina? Te ndryshohet ligji per ngjarje te tilla, te akuzohen per vrasje e mbetur ne tentative. Makina tu sekuestrohet dhe pasuria nese kane tu shkojne te aksidentuarve apo viktimave. Boll me, nuk mjaftojne vetem gjobat 10 mij lekshe.

    Përgjigju
  • KOMENTUESI: 08/05/2022 14:00

    NDALONI NE VIZA TE BARDHA I FAQE ZINJ. SE JU KALO DHE NANA JUAJ ATY, DHE MOTRA DHE FEMIJA JUAJ NESER. MESOHUNI O ROBSHA QE VIZA BARDH ESHT PER KEMBESORIN

    Përgjigju
  • Nekiu: 08/05/2022 13:43

    3 vjet brenda felliqesires. Sduhet pas meshire oer keta shpellare me bisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?