TIRANË- Aksidenti mesditën e djeshme në Tiranë, ku një çift bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe u përplasën teksa po kalonin në vijat e bardha me semafor jeshil ndezur, nga Ajas Sulejmani, i cili kishte konsumuar drogë, ka nxitur jo pak reagime për sigurinë e jetës, në vendin tonë.
Nën moton ‘Karroca e jetës’ sot në orën 18:00 te Sheshi ‘Nënë Tereza’ do të organizohet një tubim paqësor me mesazh sensibilues për ngjarjen e rëndë në Tiranë. Inciator i këtij tubimi është gazetari i kronikës në Report Tv, Arsen Rrusta.
Ndërkohë duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së kaluar në të gjithë vendin nisën kontrolle intensive, patrullime e monitorime, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.
Pas aksidentit të frikshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm dhe ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar dhe evidentuar mangësitë, si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura, apo për rezultate të dobëta në punë.
'Drejtori i Përgjithshëm, nëpërmjet një telegrami urgjent për stukturat, ka kërkuar që drejtuesit e strukturave Policore të jenë në krye të shërbimeve, për ti organizuar dhe orientuar, që të fokusohen në ato shkelje që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjithashtu, Drejtor Nano, ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar dhe evidentuar mangësitë, si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura, apo për rezultate të dobëta në punë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon edhe njëherë bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë Rrugore, apo për mosveprim a plogështi në veprime, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të ashpër, ndaj çdo drejtuesi mjeti dhe ndaj secilit punonjësi Policie, që me mosveprimet e tij, cënon rëndë sigurinë e jetës në rrugë.
Njëkohësisht Nano falenderon median dhe inkurajon ato që të bëjnë publike çdo shkelje të rregullave të qarkullimit dhe të kontribuojnë sëbashku në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.'- njofton policia.
Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të qarkut Fier Valentin Florini duke marrë shkas nga aksidentet e shënuara në të gjithë vendin ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat. Florini është shprehur se policia e Fierit do të ashpërsojë masat në veçanti për rastet e parakalimeve të gabuara, mos dhënies përparësi të këmbësoreve, mospërdorimit të rripit të sigurimit si dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Vetëm në ditën e sotme policia rrugore ka marrë mbi 400 ndëshkuese ndaj përdoruesve të automjeteve në Fier. Shefi i sektorit rrugor është shprehur se policia e Fierit do të ndëshkojë çdo rast që përbën burim aksidenti.
Po cfar polici leshi esht kjo qe duhet te vdesin njerez te pafajshem qe te bej policia detyren.Minimumi duhet shkarkuar kupola e policise.Nuk lahet gjaku me telegrame e me aksione per show mediatik.Turp
PërgjigjuKy eshte absurditeti me i madh. Duhet te ndodhe aksidenti qe drejtori ti thote policeve ngrihuni nga gjumi. Si mund ti bej thirrje policia qytetareve per denoncime. Policet e rrugores i shohin cdo dite shkeljet dhe as nuk veprojne fare. Zihen vendet e parkimeve ne rruge nga pronaret e bareve me vazo apo gjera te tjera, thjesht per dekor. Skandal.
PërgjigjuArroganca dhe injoranca e shume ketyre me makina te shtrenjta te çon ne vetgjygjesi se prokuroria dhe gjykata e garantuar qe nuk do denoje njeri. Policet kthejne koken nga ana tjeter kur shikojne shkelje nga keta se kane frike edhe nga eproret e tyre. Kjo eshte Shqiperia qe s'duam.
PërgjigjuMakinat brenda qytetit levizin me shpejtesi duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk ka sinjalistik per ta kontrolluar
Përgjigju