Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të qarkut Fier Valentin Florini duke marrë shkas nga aksidentet e shënuara në të gjithë vendin ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat. Florini është shprehur se policia e Fierit do të ashpërsojë masat në veçanti për rastet e parakalimeve të gabuara, mos dhënies përparësi të këmbësoreve, mospërdorimit të rripit të sigurimit si dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Vetëm në ditën e sotme policia rrugore ka marrë mbi 400 ndëshkuese ndaj përdoruesve të automjeteve në Fier. Shefi i sektorit rrugor është shprehur se policia e Fierit do të ndëshkojë çdo rast që përbën burim aksidenti.
Lajmi kryesor:
‘Vizat e bardha nuk janë drogë, janë për këmbësorët’, gazetarët sot tubim tek sheshi ‘Nënë Tereza’, pas aksidentit në Tiranë! Gledis Nano telegram urgjent strukturave të policisë
E.K//ReportTv.al