Foto ilustruese

Përplasi me gomone fëmijën 7-vjeçar në plazhin e Jonufrës, Gjykata e Vlorës lë në 'arrest shtëpie' drejtuesin 40-vjeçar

22 Korrik 2022, 11:32| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 11:52

  • Share

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Andis Korreshin, 40-vjeçarin që përplasi me gomone një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në bregun e plazhit të Jonufrës. Para disa ditësh, Korreshi nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese. Për pasojë u plagos fëmija, i cili është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. 

Pala mbrojtëse ka paraqitur disa rrethana lehtësuese si mirëkuptimi me familjen e te dëmtuarit, i akuzuari nuk ka pasur asnjë precedent penal dhe mjeti ka qenë me dokumentacion të rregullt, çka është marrë parasysh nga gjyqtari. Seanca që u mbajt këtë të premte është drejtuar nga gjyqtari Hektor Sinanaj dhe prokurori Hyrjet Lamaj.  

Kujtojmë se brenda 3 ditësh, 2 mjete lundruese gomone kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë në bregdet duke plagosur pushuesit. Agostin Sefa, i cili u përplas nga gomonia në bregdetin e Jalës të shtunën e 16 korrikut po lufton për jetën në spitalin e Traumës. Ndërsa në plazhin e Jonufrës u plagos një fëmijë 7-vjecar që po notonte në breg kur u përplas nga gomonia. Drejtuesit e mjeteve lundruese në të dyja rastet janë arrestuar.

Ndërkohë Policia kufitare e Vlorës ka nisur aksion për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese, që nga motorat e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?