Foto ilustruese

Kronikë

Përplasi me makinë 61-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë

16 Tetor 2024, 14:01| Përditesimi: 16 Tetor 2024, 14:04

  • Share

Vlorë-Një 22-vjeçar është vendosur në pranga pasi përplasi me makinë një 61 vjeçare në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (15 tetor) në rrugën ‘Gjergj Kastrioti’.

Raportohet se gruaja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë, në vijim të veprimeve për aksidentin rrugor të ndodhur më datë 15.10.2024, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, arrestoi shtetasin Xh. L., 22 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen M. P., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve” informoi sot policia.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?