Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Myslim Istrefin, i cili vrau me makinë Shaqir Estrefin në Romanat të Durrësit. Babai i këtij të fundit ka vrarë babain e Myslimit 14 vite më parë.
Prokurorja Anila Bebeçi ka kërkuar arrest me burg për Myslimin gjë që është pranuar nga gjyqtarja e seancës Besjana Garxenaj.
Ndërkohë mësohet se ai nuk e ka pranuar akuzën e aksidentit të qëllimshëm duke pretenduar një aksident për shkak të konsumit të një sasie pije alkolike.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Durrësit, 57-vjeçari Shaqir Estrefi, baba i katër fëmijëve, kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Italia në Shqipëri.
Në Itali ai qëndronte si emigrant sezonal. Por prania e tij tre ditore në fshatin Romanat të Durrësit, i ka bërë përshtypje Myslym Istrefit, i cili ka filluar të verë në zbatim një plan për vrasjen e hasmit të tij. Ai ka vendosur të përdorë makinën e tij tip “Fiat Uno”, me qëllim godtjen e babait të 4 fëmijëve.
Para sulmit me makinë, thuhet në dosjen e prokurorisë, Myslym Istrefi është ulur në një lokal dhe ka konsumuar alkool. Ai është dehuar dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Shaqir Estrefit.
Sapo ky i fundit është drejtuar në rrugë për të shkuar në banesë, prapa tij ka shkuar me makinën tip “Fiat Uno” Myslym Istrefi, i cili e ka goditur me shpejtësi duke e lënë të vdekur në vend Shaqirin.
Nuk e kuptoj Pse thoni babai 4 femijve e nuk thoni vrasesin e e babait te myslymit 14 vite me par, Qe ne ate koh dhe babai myslymit ka pas fmi apo iku vdiq ai tani e nderojm me ceremoni,Vrave do te vrasin gjaku sbehet uje
Përgjigju