Skafi me të cilin u përplas 7 vjeçarja dhe Arjan Tase

Kronikë

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen

12 Mars, 13:43| Përditesimi: 12 Mars, 15:49

  • Share

VLORË-Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Vlorës që dënoi me 18 vite burg ish-policin Arjan Tase, i cili më 2 gushtin e 3 viteve më parë përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në Himarë. 

Tase u shpall fajtor edhe në Apel për ‘vrasje me dashje’, ndërsa dënimi i tij prej 18 vitesh zbret në 12 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

E mitura me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policisë në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi nga policia.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plazhisti: 12/03/2025 15:55

    Pak e dënuan ket maskara..te pakten 40 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?