Përplasi për vdekje me gomone Jonada Avdinë një vit më parë, Arjan Tase merret i pandehur! Nën akuzë edhe 8 policë

11 Korrik 2023, 11:18| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 17:22

  • Share

VLORË- Më shumë se 11 muaj ju deshën prokurorisë së Vlorës të hetojë për vdekjen tragjike të 7-vjeçares Joana Avdiaj që lahej në plazhin e Potamit në Himarë, 2 gushtin e vitit 2022.

Ish-efektivi i policisë Arjan Tase që lundronte me skaf erdhi buzë deti dhe e përplasi për vdekje të voglën. Organi i akuzës e mori zyrtarisht të pandehur ish efektin, që tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte. Për këtë vepër penale, parashikohet dënim maksimal deri në 15 vite burg.

Sipas Prokurorisë, Tase nuk ka respektuar zonën e kufizuar për pushuesit, e cila nuk duhet të kalohet nga mjetet lundruese, dhe ka bërë manovër të gabuar gjatë drejtimit të skafit, duke përplasur për vdekje 7-vjeçaren në plazh, disa metra larg bregut.

Në bankën e të akuzuarit do të ulen edhe 8 policë të tjerë për shpërdorim detyre, që Prokuroria e Vlorës i gjen me përgjegjësi për vdekjen e pushueses për shkak të masave që duhej të kishin marrë për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik.

Bëhet fjalë për shefin e kufirit në Vlorë, shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, 3 efektivë me detyrë trupa shërbimi në mjet lundrues, të ngarkuar me kontrollin e vijës bregdetare në Dhërmi, specialisti i rendiy në Komisariatin e Himarës dhe 2 përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake të Himarës.

Joana Avdiaj jetonte jashtë shtetit me familjen, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Tase më herët ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por ish-kryepolici Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Për këtë ngjarje u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

Konkretisht akuzohen për shpërdorim detyre:
-Fatos Muka - shef i sektorit të kufirit, Vlorë
-Neritan Buzi - shef stacioni i Policisë Kufitare, Dhërmi
-Lavdosh Alushaj - trup shërbimi kontrolli në bregdet
-Bardhyl Mahilaj - trup shërbimi kontrolli në bregdet
-Kristi Halili - trup shërbimi kontrolli në bregdet
-Adhurim Duraj - specialist rendi në Komisariatin Himarë
-Bardhosh Alikaj - punonjës i Policisë Bashkiake Himarë
-Altin Bunaj - punonjës i Policisë Bashkiake Himarë

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grupi: 11/07/2023 15:32

    Neni 76 i Kodit Penal ka vetem akuzen per Vrasje me dashje dhe nuk ka nenpika a,b etj. Nga e nxorren prokuroret kete " ne menyre indirekte"? Po per shperdorim detyre do akuzohet? Po per veprime arbitrare do akuzohet? Mos ti pranohet gjykimj i shkurtuar dhe te denohet si e meriton. Vilen me cfare parash e ka blere? Hetim pasuror eshte bere apo asgje?

    Përgjigju
  • Himarioti: 11/07/2023 15:24

    Po shefi I Himares Viktor Llogo nuk pse nuk akuzohet? Apo Viktori sherben mafies dhe nuk duhet prekur

    Përgjigju
  • Nini: 11/07/2023 14:51

    Fatos Muka, nje i korruptuar qe bridhte me makina te shtrenjta, nje cope fshatari pa pike kulture. Harbut, i eger dhe plehre. Kurse per Tasen, ish shefin e mafiozeve blu te Jugut, s’ke ç thua! Ai duhet të marri denimin maksimal ! Nje plehre duhet të mbyllet ne kazan !

    Përgjigju
  • Popull: 11/07/2023 14:10

    A thua te vihet drejtesi ndonjehere ne kete vend? Engjelli vogel erdhi per pushime dhe nje plehre qe kapardisej maje skafit i mori jeten. Te kalbet ne burg pisi. Burgim te perjetshem meriton.

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 11/07/2023 13:52

    O zot nje engjell nderroi jet o zot pse Kujtoj gjithmon ket ngjarje..ai legen polic 25 ta denojn pleren ..

    Përgjigju
  • ILIRI: 11/07/2023 12:07

    Të shohim tani se a do të vejë drejtësia në vend?Të shohim sa funksion shteti, prokuroria, drejtësia në këtë vend?Të mos flasim pastaj për policinë tone të përbërë nga injorantë e të korruptuar nga bishti,dhe mbushur me kriminelë nga koka.Sa herë e kujtoj atë ngjarje më rrënqet mishi,qoftë në parajsë engjëlli I vogël, dhe mallkimi I Zotit rëntë mbi ķriminelin që ishte veshur e armatosur nga shteti.

    Përgjigju
  • Gaxhiva: 11/07/2023 11:54

    E mor Fatos Muka qe fryheshe me foristraden e kufirit lart e poshte shiko si vjen rrota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?