TIRANË- Ekzekutimi me eskortë të hapur dhe në mes të njerëzve në Tiranë, i ish-efektivit të policisë së Tiranës Santiago Malko nga klani “Duka”, dyshohet se është kryer nga një killer me pagesë nga Vlora. Për të hedhur dritë mbi biografinë e Fatmir Hysenit, policia e kryeqytetit ka kërkuar të shkëmbejë informacione me policinë e Vlorës. Fatmir Hyseni, që dyshohet nga policia dhe prokuroria e Tiranës se ka qëlluar me kallashnikov drejt Malkos, besohet se është kontraktuar nga vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka, duke u mbështetur më pas nga anëtarët e tjerë të skuadrës Oltion Loga, Dritan Agaj,Ervis Metani, Ilir Selmani dhe Bledar Teta. Momentalisht i vetmi që është arrestuar për këtë ngjarje është Bledar Teta, i cili ka qënë pjesë e vëzhgimit të Santiago Malkos, ndërkohë pas krimit në ikje e sipër Teta, sipas prokurorisë ka thyer telefonin dhe kartën SIM, duke asgjësuar të dhënat dhe bisedat brendat tij. Ndërkohë nga operacioni policor për kapjen e këtyre personave është sekuestruar dhe një mjet i blinduar që përllogaritet me vlerë 700 mijë euro.Nga informacionet operative që policia e Tiranës ka mbledhur lidhur me vrasjen e Santiago Malkos ka rezulton se klani “Duka”, ose siç njihet ndryshe në Tiranë si “banda e Romëve”, ka kontraktuar Fatmir Hysenin nga Vlora pjesë e “grupit të Çamëve” për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, ky i fundit shok i biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj. Hyseni dhe Elvis Gaçaj ose “Gabeli”, ky i fundit pjesë e klanit “Duka” dyshohet se janë qitësit me automatik në drejtim të Santiago Malkos, i cili pasi është rrethuar është qëlluar për vdekje me 9 plumba në trup.
Kush është “Doqja” kunati i “Didit” të Vlorës e hasmi i Viktor Ymerit
Hyseni njihet në Vlorë me nofkën “Doqe” dhe ka një të kaluar kriminale dhe është dyshuar si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe në këtë qytet si “Tori i Xhihanes”. Sipas informacioneve që policia e Vlorës ka referuar në policinë e kryeqytet për Fatmir Hyseni, vrasja e vëllait të Viktorit ka ndodhur në Vlorë në vitin 1999, dhe ai ashtu si dhe vetë Viktori, ka qënë daja i Edison Harizaj, i konsideruar në Vlorë si “i paprekshmi”, por i vrarë me 52 plumba në 7 nëntor 2018 në dalje të Durrësit, ku së bashku me të mbeti i vrarë dhe Genci Caci. Ka rezultuar se Fatmir Hyseni është çam, dhe kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe në qytetin bregdetar si “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në Vlorë. Hyseni dhe “Didi” cilësohen nga policia dhe prokuroria si kundërshtarët më të mëdhenj të Viktor Ymerit dhe Edison Harizajt, ky i fundit i vrarë, ndërsa Viktori, vijon të vuajë dënimin me 24 vite burgim në burgun e Peqinit për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën“Via dellaTraversa del Grill” në Romë. Ky dënim është dhënë nga gjykata e Romës në Itali dhe është njohur nga gjykata e Elbasanit. Sipas vendimit italian Viktor Ymeri(Imeraj) allias Tomor Ncucaj, në bashkëpunim me një person tjetër, në 12 shkurt 1996, rreth orës 20:00,në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, ka qëlluarme armë zjarri mbi mjetin “BMW”, brenda të cilit ndodheshin Gëzim Muça dhe Taulant Maska,duke sjellë vdekjen e Gëzim Muça dhe plagosjen e Taulant Maska.
Taulant Maska ka arritur të shpëtojë duke u larguar me vrap nga mjeti ku ndodhej. Viktori ka marë dhe një dënim tjetër të cilin thuajse e ka kryer me 25 vite burgim për vrasjen e Arben Pajësdhe Ilir Xhungës në Durrës, dy anëtarë të bandës së Durrësit. Si pasojë e hasmërisë të krijuar mes familjeve Harizaj-Ymeri dhe Veseli, tre vëllezërit Veseli janë vrarë në kohë dhe vende të ndryshme në Vlorë. Pas vrasjes së vëllëzërve Veseli rolin komandues dhe etjen për hakmarje, duket se e ka marë Fatmir Hyseni ose “Doqja”, i cili ka lidhur aleancë dhe ka krijuar besnikëri me dy personazhe që dikur kanë qënë pjesë e grupit të “Gaxhait” në Vlorë, Armando Sulejmanin ose “Çipuri” dhe Sokol Sinomatin ose siç njihet ndryshe në Vlorë si “Buzderi”. Çipuri i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë, ku i fundi ka qënë në 17 shkurt 2019 kur Armando Sulejmani, është qëlluar me 78 plumba, por nuk është vrarë dot nga kundërshtarët, falë edhe kundërpërgjigjes me pistoletë që ka bërë Sulejmani. Por në këtë atentat u bënë shoshë nga plumbat Arian Hasanaj dhe Resti Renxho. Momentalisht Çipuri ndodhet në burg për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, ndërsa Sokol Sinomati dhe Fatmir Hyseni vijojnë të qëndrojnë të lirë, duke u dyshuar si pjesëmarës në disa ngjarje të rënda kriminale.
Klani “Duka”,si i mbylli hesapetme drejtësinë për armën “Glock” e 68 plumba
Një pistoletë tip “Glock”, 68 plumba luftarakë dhe një sasi e vogël hashashi, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të lënë në burg katër personat e arrestuar në 8 prill 2019 në kompleksin “Halili” në Tiranë.Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj, janë lënë nga gjykata e Tiranës me masën e “arrestit në shtëpie”, ndërkohë që prokurorja e çështjes vetëm për njërin prej tyre, Oltian Logën kishte kërkuar “arrest në burg”, ndërsa për tre të tjerët ka kërkuar masën e “arrestit në shtëpi”. Ndërkohë ky vendim mësohet se është ndrshuar në gjykatën e Apelit Tiranë, duke i lënë të lirë të arrestuarit. Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj u arrestuan nga grupi i Operacionales, falë një ndërhyrje të policisë, në një apartament tek kompleksi “Halili”, pasi në rrugë operative ishte marrë informacioni se aty kishte persona të armatosur.
Por teksa policia ka shkuar brenda në apartament, njëri nga katër personat mendohet se ka hedhur pistoletën tip “Glock” nga ballkoni në çatinë e shtëpisë së një banori që rezultoi të mos kishte lidhje me ngjarjen.Në ditën e ndërhyrjes, pra në 8 prill 2019, policia nuk ka mundur të sekuestrojë armën, por ka sekuestruar 68 fishekë luftarakë në një sirtar në banesë dhe shumë plumba në ballkonin e një subjekti privat. Ndërkohë janë arrestuar Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj, Dritan Agaj dhe bashkë me ta, në policinë e Tiranës është shoqëruar dhe ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini. Kjo e fundit pasi ka dhënë shpjegime është lënë e lirë, ndërkohë ndaj katër të arrestuarve është kërkuar mbajtja në qeli. Kjo për shkak, jo vetëm të gjetjes të fishekëve luftarakë, drogës por edhe se një ditë më pas, në 9 prill 2019 është gjetur në çatinë e një banese private një pistoletë “Glock” që dyshohet se i përkiste të arrestuarve.Pikërisht kjo pistoletë është konstatuar nga një banor i rrugës “4 dëshmorët” i cili është paraqitur në policinë e Tiranës dhe ka dëshmuar se:“…më datën 9 prill 2019 rreth orës 09:00 kam konstatuar se tavani i dhomës ishte i lagur dhe pikonte shumë nga shiu që binte jashtë.
Kam dalë jashtë dhe kam parë mbi tjegullat e çatisë se gjendej një pistoletë me ngjyrë të zezë dhe tjegulla të thyera pranë saj, pikërisht në vendin ku pikonte çatia. Meqënëse, një ditë më parë kisha dëgjuar lajmet se policia kishte arrestuar disa persona që kishin qenë në një apartament në kompleksin “Halili”, i cili gjendej pranë banesës time, kam njoftuar policinë në lidhje me armën e gjetur…”.Veç armëve policia ka sekuestruar dhe dy BMË me targa ruse dhe një automjet tip “Benz”. Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur si person që ka dijeni për situatën penale ish-miss Univers Albania 2018 Trejsi Sejdini e cila është e dashura e Leonard Duka dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë, u gjet në banesën e tij.
Pune jevgjitesh gjelle qensh, keta filluan te lehin ne Tirane kur rane brenda Mili e Tan Dajti se fshiheshin si minj halesh dhe cdo fund muaji paguanin gjoben tek ata, e dine mire vellezrit Duka kur ja moren babain peng.
PërgjigjuO Trima Zgjidheni hadhin me ate qu u ka ren Lerini Cam e lab ortodoks e myslyman fshatar dhe qytetar se nuk e vini dot Vloren ne Sher ju po zgjidhni hallet me njeri tietrin se cdo njeri e di vet ku i pikon catia po te dini nje gje qe ne kete bot lahen te tera
PërgjigjuPo dhe jeveget gangester? Vk , ashtu si u ben, do ikin prap. Dhe sa per camet, mos i shani, jane ne punen e tyre, dhe shum puntor, un kam shok cam,ku futem ne shpi, dhe prindrit e tij me respekojne tamem si djalin e tyre. Tani plera nga nga te gjitha rracat, po mos i fusni te gjith ne nje thes.
PërgjigjuSi ehste a mundur qe keta me gjithe keto precendente penale dhe shume te njohur per POLICINE nuk monitorohen dhe kane frike per ti hedhur hekurat dhe ti denojne perjesteisht???!!!! Korrupsioni ne Shqiperi eshte bere gangrene. Vlora ka probleme me krimin e organizuar qe ka nisur qe ne 90-ten. Duhen eliminuar keto banda
PërgjigjuVete shteti eshte ne krye...kur do shteti i ve te vriten mes tyre...sekuestron pasurine etj
Gabim i gazetarit me komentet e te quajtur cam jemi te gjithe shqiptare dhe dhe te fort i kane bere gjykatesit e korruptuar dhe politika qe i jep perkrahje dhe i etiketon popullin sipas deshirave dhe qejfeve te tyre per ti patur me te lehte dhe ti perdor kur dhe si deshirojn keta politikan horra rrugecer dhe te pafytyr qe kur duan vota behen dele e me ti marr behen ujqer dhe kaluar uqerve
PërgjigjuRraca e keqe cam vlore , rrac me te poshter ska se camet e vlores
Përgjigjubravo ashtu jan kapin kushrirata e veta
Me camet se kruajtet dot ju dhe i shan tani ketu ben trimin ne tastiere Shko thuaju ne sy se e sheh
mire o te henksha me te bukuren e fisit
Te paskan len shije te keqe camet o loran te henksha maman
E ke gabim mik,une nuk jam cam po kam miq plot camer,njerez punetor dhe te ndershem.Midis tyre ka dhe plot plehra.Prandaj frenoje urrejtjen
Do kesh kujtime te hidhura me camet ti loran se dhe emri emer pederasti e ke mos ke nanje moter te bukur qe ta ka len nanje cam ne der apo mami mos ka pas nanje histori me ndonje cam.se camet si bien njeriut ne qaf shikojn punen e hallin e tyre derisa i prek njeri e pastaj ja gjejn vendin prandaj jan te poshter sipas ty.se duhet te rin urt si ty besoj pederast shpi prishur
Ca koment pa lidhje
Cam trima dilni nga vrima
Pse Z. Loran Shehu? Cfare kane te vecantet keta camerit nga hasmit e tyre nga dukati apo nga Lumi i Vlores? Nuk i sheh si disa kriminele perballe disa krimineleve te tjere? Une nuk besoj se ti je lokalist, sepse Cameria, Myzeqeja, Zadrima, etc jane te gjitha bashke sa Roma e Italise. Paqe dhe lumturi!
Doqja, Banda e Romeve, Gabeli, Grupi Cameve, Tori Xhihanes, Didi Cami, Gaxhai, Cipuri, Buzderi, dhe Miss Universi Albania. Kombinim i perkyrer.
Përgjigjumal me mal koder me koder qaj Avako qaj moj moter thuaj me mir
Albani ne kohen e xhaxhit kishte 1 milione e ca shqipetare ne shqiperi nga te cilet 273.000 ishin shqiptare vendas me lekure te bardhe.Tani beji vete llogarite ti se sa shqiptare te vertete kane ngelur dhe se ku jane shqiptaret e vertete bjonda dhe sykalter.
Kjo sejdini po te jete se kete te dashurin e ka rome do te thote Duhet ikur nga Shqipëria se ne paskemi mbaruar si rrace kjo po qe se eshte i bardhe shqipetare pushka top ndryshe te bej gangsterin jevgu ne shqiperi duhet ikur nga ky vend se eshte bere per turp nuk ka me kuptim jeta kurvat po na groposin familjet krenare shqipetare o ju gangstera rraces bardhe shpipetare cam cobenj shqipetare rrace Ilire jeni te gjithe mos pranoni jevg ne grupe se vetvetiu do vdisni pa nder e kujtim si do ta keni pasur hallin dhe hasmerine dilini perballee vete pa jevg e gabele se turperuat kete komb te forte e krenar po na degjeneroni deri ne gjeneze
I madh