Report TV siguron pamjet e biznesit të Shkëlqim Kapllanajt, vëllai i Agron Kapllanajt, në aksin Fier-Patos, ku u shënua incidenti me agjentët e BKH-së dhe efektivëve të policisë të martën. Kompania që e Kapllanajt, 'Shkëlqimi 07', operon në fushën e ndërtimit.
Dinamika e ngjarjes dhe arsyet e konfliktit fizik janë të paqarta. Në një komunikim zyrtar, SPAK, nuk jep shpjegime, duke u mjaftuar të thotë se hetuesit janë bërë objekt sulmi pa asnjë shkak.
Agron Kapllanaj dha variantin e tij në një intervistë për Report TV, ku u shpreh se situata ka agravuar pasi agjentët e BKH-së nuk janë prezantuar dhe njëri prej tyre shau dhe kërcënoi punonjësit.
Në pranga për këtë ngjarje janë vënë tre persona, Klaudjo dhe Ledjan Kapllanaj, dy nipërit e politikanit dhe biznesmenit, Agron Kapllanaj, dhe miku i tyre Gerald Kollçaku.
Lajmi kryesor:
Përplasja me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier/ SPAK: Agjentët e BKH dhe efektivët u sulmuan pa asnjë motiv, po kryenin veprime për një hetim
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
