FIER- Klaudjo dhe Ledjan Kapllanaj, dy nipërit e politikanit dhe biznesmenit, Agron Kapllanaj, dhe miku i tyre Gerald Kollçaku e kaluan natën e mbrëmshme në qelitë e komisariatit të Fierit. Të tre u përfshinë në përplasjen fizike me hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerë të Forcës Operacionale të Policisë, mbrëmjen e djeshme.
Sot në mëngjes atyre u është komunikuar masa e arrestit, nën dyshimet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Kodi Penal parashikon një dënim nga 3 deri 5 vjet burgim, nëse ndaj tyre do të ngrihet kjo akuzë.
Dinamika e ngjarjes dhe arsyet e konfliktit fizik janë të paqarta. Në një komunikim zyrtar, SPAK, nuk jep shpjegime, duke u mjaftuar të thotë se hetuesit janë bërë objekt sulmi pa asnjë shkak.
“Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa hetuesit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në policinë e Fierit”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos, në afërsi të një kompanie ndërtimi 'Shkëlqimi 07', në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanaj.. Djali i Shkëlqimit bashkë me djalin e vëllait tjetër, Pëllumbit janë përplasur fizikisht me oficerët e BKH-së. Gerald Kollçaku punonjës i fabrikës dhe mik i tyre është gjithashtu i përfshirë në konflikt.
Sipas variantit që Agron Kapllanaj dha në një intervistë për Report TV, situata ka agravuar pasi agjentët e BKH-së nuk janë prezantuar dhe njëri prej tyre kërcënoi punonjësit.
Sipas SPAK-ut, hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK-u ka ngritur grupe të posaçme hetimore për të parandaluar krimet zgjedhore. Fieri është një zonë që historikisht ka patur tensione të larta mes palëve politike, gjatë fushatave elektorale e ku nuk kanë munguar shkëmbimet e akuzave për blerje votash.
Reagimi i plotë i SPAK
Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit. Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.
Të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier. SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm. SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Report TV siguron pamjet e biznesit të Shkëlqim Kapllanajt, vëllai i Agron Kapllanajt, në aksin Fier-Patos, ku u shënua incidenti me agjentët e BKH-së dhe efektivëve të policisë të martën. Kompania që e Kapllanajt, 'Shkëlqimi 07', operon në fushën e ndërtimit.
Dinamika e ngjarjes dhe arsyet e konfliktit fizik janë të paqarta. Në një komunikim zyrtar, SPAK, nuk jep shpjegime, duke u mjaftuar të thotë se hetuesit janë bërë objekt sulmi pa asnjë shkak.
Agron Kapllanaj dha variantin e tij në një intervistë për Report TV, ku u shpreh se situata ka agravuar pasi agjentët e BKH-së nuk janë prezantuar dhe njëri prej tyre shau dhe kërcënoi punonjësit.
Në pranga për këtë ngjarje janë vënë tre persona, Klaudjo dhe Ledjan Kapllanaj, dy nipërit e politikanit dhe biznesmenit, Agron Kapllanaj, dhe miku i tyre Gerald Kollçaku.
Komente
