Armando Ndreu dhe Sadet Sala

Përplasja me armë zjarri mbrëmë në Shkodër, 32-vjeçari dhe pronari i furrës së bukës para ngjarjes sherr me grushte për një vajzë në një lokal! Shpallen në kërkim nga policia

23 Mars 2022, 09:56| Përditesimi: 23 Mars 2022, 12:46

  • Share

Të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmjen e djeshme Shkodrën, por fatmirësisht nuk mbetën persona të lënduar. Armando Ndreu qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të furrës së bukës në pronësi të Sadet Salës, i cili po ashtu iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me pistoletë. Mësohet se Ndreu dhe Sala  u përplasën fizikisht kanë qenë sëbashku në një lokal afër zonës së ngjarjes, ku janë përplasur fillimisht fizikisht.

Më pas Ndreu ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të furrës së bukës. Burimeve nga policia bëjnë me dije se shkak i konfliktit midis dy Armando Ndreu dhe Sadet Sala dyshohet të jetë bërë një vajzë.

Report Tv siguroi mbrëmjen e djeshme edhe videon ekskluzive të momentit të ngjarjes, ku shihej Armando Ndreu teksa dilte nga automjeti i tij tip 'Golf' dhe më pas i afrohej furrës së bukës dhe qëllon me breshëri plumbash.

Në momentin kur Ndreu qëllon me breshëri plumbash, në rrugë shihen të kalojnë edhe automjete të tjera, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Ngjarja nuk është zbardhur ende, ndërsa policia vijon kërkimet për arrestimin  e dy të rinjve.

 

Ora 12:42
Përplasja me armë zjarri mbrëmë në Shkodër, sherri nisi për një vajzë

 

Report Tv mëson përmes burimeve nga policia se shkak i konfliktit midis dy Armando Ndreu dhe Sadet Sala, që degradoi deri në përdorimin e armëve mbrëmjen e djeshme, dyshohet të jetë bërë një vajzë. Sherri mes tyre fillimisht nisi në ambientet e një lokali në afërsi të ngjarjes, dy orë para se Ndreu të marrë kallashnikovin dhe të qëllojë në drejtim të furrës së bukës. Policia e Shkodrës ka kryer disa kontrolle në pika ku dyshohej se mund të fshiheshin dy të shpallurit në kërkim, por deri tani nuk kanë mundur të lokalizohen.

Komento

Komente

  • Nikolin: 23/03/2022 18:47

    Armando eshte i mbrojtur se paguan % tek shefat e policise. Mbi 20 grabitje dhe shetit diten per diell pa i hi ferr ne kembe. Policia se ngacmon, prokuroria ja mbyll hetimet...per terezi.... deri qe ti hasin sharr ne gozhde e ta hajne ndonje kokerr plumbi. Pastaj do shkruani ju qe ishte kontigjent e keken e vet hangri. Rrofte policia e partise dhe drejtesia e reformuar

    Përgjigju
    • Kryqezimi ish deges: 03/04/2022 00:31

      Ti shef krimesh ke ken shef droget po shef rendit po . a te ka pagu gja ty apo po shkrun prej inadit se mir boll po ja dike punt ?

  • Shkoder: 23/03/2022 11:30

    Ska pas faj e kan shtrejtu shum buken, 100lek 600gram

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?