Për përplasjen te 5 Maji mes banorëve dhe policisë në kuadër të prishjes së disa banesave për rikualifikim urban dhe rindërtimin, 4 shtetas janë nën hetim në gjendje të lirë. mes të hetuarve është edhe Elson Marku, i cili është subjekt i OFL-së dhe kërcënoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se do i hidhte acid në fytyrë.
Nën hetim janë Elson Marku, 41 vjeç, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës";
- Klodian Laçi, 40 vjeç dhe Ledion Mziu, 30 vjeç dhe Zelije Nexhi, 38 vjeçe, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Këta shtetas, në rrugën "5 Maji" kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.
Protestuesi Elson Marku u ka bërë thirrje banorëve që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid dhe t'ia hedhin në sy kryebashkiakut.
Elson Marku është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, madje dhe objekt i OFL-së sëbashku me vëllain e tij. Në janar të vitit të kaluar dy vëllezërve u është sekuestruar 5 milionë euro pasuri. Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G.. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera. Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW. Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.
VIDEO- Kërcënimi ndaj kryebashkut Veliaj
Lajmi kryesor:
Policia rrethon ‘5 Majin’ në Tiranë, IKMT shemb disa banesa për rindërtimin! NJë pjesë e banorëve në protestë, një i ri hipën mbi çati dhe lidhet me pranga: E kam shtëpinë me letra! Ndërhyn FNSH! (VIDEO)
//ReportTv.al