Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me denoncimin e kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, për Bashkinë e Fierit, se policia po heq banerat e partisë së saj, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama, për takimin përmbyllës të fushatës në qytetin e Fierit.
Përmes rrjetit të tij saj social Facebook, Meta i ka bërë thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.
“Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t'i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t'i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shtoi Meta.
Lajmi kryesor:
Përplasje fizike mes kandidatëve të LSI me policët në bashkinë Fier, Kejdi Mehmetaj: Turp të keni, po dhunoni! Po hiqen banerat tanë se do vijë Rama! Meta: Mos bini pre e provokimeve
J.GJ./ReportTv.al