Aktivisti Auron Tare ka folur për Report Tv lidhur me përplasjen që ka ndodhur në fshatin Bënçë në Tepelenë mes punëtorëve të kompanisë ERAL CONSTRUCTION” dhe banorëve të zonës pasi këta të fundit protestuan kundër ndërtimit të një impianti për prodhimin e asfaltit që do të shfrytëzohet për ndërtimin e rrugës Tepelenë – Kurvelesh, me argumentin se ndot mjedisin.
Tare i cili ka qenë në mbështetje të banorëve tha se janë dhunuar nga pronarët e firmës “ERAL CONSTRUCTION” disa të moshuar por edhe vetë ai. Pasi ata i kanë kërkuar të largohet duke e kërcënuar, Tare tha se i kanë shkuar edhe në makinë duke e goditur 2 herë. Sipas tij konflikti ka nisur për shkak se banorët në këtë zonë pretendojnë se kantieri i ndërtimit ka shkaktuar shumë probleme për mjedisin dhe sipas tyre ndërtimi i një guroreje do e thellonte këtë problematike.
“S'ka pasur fare proteste. Ka qenë degjese publike për hapjn e nje guroreje, unë rastësisht kan qenë në bashki dhe kam mësuar për këtë lajm dhe më është kërkuar të jap një mendim si njeri i fushës dhe si nejri që merret me zhvillimin e zonës. Para 4 vitesh i kam propozuar qeverisë një model zhvillimi. Projekti ka rezultuar i suksesshëm, ajo zonë është kthyer në një zonë të vizitueshme dhe ka shumë vizitore në fundjavë. Kam shkuar me konsensin dhe qëllimin më të mirë të mundshëm, aty në rrugë kemi diskutuar. Firma dhe banorët janë në të gjithë zonën. Do ishte mirë të uleshim dhe të diskutonim. Ska arsye pse të ketë konflikt, në këtë moment se shpjegoj dot, pse pronarët e kësaj firme më pyetën pse isha atje.
Unë thashë kam ardhur për të dëgjuar po nëse mendoni se sduhet të jem unë largohem. Ska asgjë të keqe. Banorët insistuan të qëndroja në këtë moment filluan të përplasesishm, pronarët e fiurmës qëlluam disa pleq mu drejtuan me fjalor të ndyrë me qëllime të rrezikshme dhe të këqija, unë po futesha në makinë për të shmangur konflitin dhe ka ardhur dhe me ka qëlluar në makinë 2 herë, kjo shkaktoi irritim të banorëve , kam njoftuar policinë dhe ajo ka ardhur”, tha Tare.
Ndërsa deklaron se ka bërë denoncim në polici, Tare kërkon që çështja të ndiqet ligjërisht sepse sipas tij mund të agravojë.
“Banorët thonë se leja është dhënë në mënurë abuzuese? Sjam i përfshirë në këtë histori, firma para 32 vitesh ka fituar lotin e dytë e bëncës e ka asfaltuar. Unë me banorët thashë duke qenë se këta njerëz punojnë këtu dhe kanë nevojë për parking smë duket dramë që ata të kenë vend parkimi. Banorët thanë se asfalti që ata përdorin ka ndotur zonën. Unë po bëja bisedë me banorët që të mos kishte fare konflikt, unë personalisht nuk është se kam ndonjë dijeni të madhe. Dëgjesa publike ka qenë për marrjen e lejes së një guroreje në një zonë të frekuentuar, ska lidhje me atë që kanë aktualisht.
Unë kam bërë denoncim dhe ashtu sipolicia reagoi me shpejtësi shpresoj se çështja të ndiqet në mënyrë ligjore. Është përdorur dhunë ndaj disa pleqve dhe mund të agravojë situata se ata kanë fëmijë. Ajo është kauzë e banorëve unë mendoj se banorët kanë të drejtë. Ata e shikojnë se turizmi është e ardhmja e tyre. Banorët e kanë kuptuar qartë se e ardhmja e tyre në këtë oznë është turizmi sepse janë bërë investime të mëdha nga qeveria”, tha më tej Tare.
Këtë të premte ishte parashikuar një dëgjesë publike mes banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë që do të ndërtojë guroren “ERAL CONSTRUCTION” në pronësi të biznesmenit Ervin Qendro. Edhe kjo një dëgjesë e vonuar, pasi gurorja ka nisur aktivitetin. As ulja e palëve në diskutime nuk u realizua, pasi mes tyre ka pasur përplasje që kanë shkuar deri në dhunë. Banorët pretendojnë se është dhënë leje abuzive për hapjen e gurores, dhe mbi të gjitha pa konslutime paraprake me komunitetin. Banorët kërkojnë të largohet kompania e ndërtimit, ndërkohë që protesta mund të përshkallëzohet deri në grevë urie.
Benciotet ti lene pordhet. Partia po u sjell asgaltin ata ankohen per eren. Po pse ato qindra milionet qe u ka taksur Rama ushtareve te tij si do ti marrin? Ja pra me firma nderrimi e gurore.
Përgjigju