Pas grushtit në mbledhje, Tedi Blushi shfrenon fantazinë: Në Këshill Bashkiak do bëhej atentat, Veliaj me antiplumb! I del në krah Meta: Fajin e ka Dumani

23 Korrik, 14:01| Përditesimi: 23 Korrik, 17:08

  • Share

TIRANË- Një ditë pasi, goditi me grusht brenda këshillit bashkiak të Tiranës këshilltarin socialist Halit Valteri, Tedi Blushi doli para mediave në krah të Ilir Metës ndërsa versionin e ri të ngjarjeve, e kishte të denjë për një film hollivudian për nga fantazia, edhe pse me skenar të dobët. Për numrin dy të partisë së Metës brenda Këshillit Bashkiak ishte planifikuar gjakderdhje.

“Ngjarja ishte e planifikuar dhe ishte e planifikuar për fat të keq të kishte gjak-derdhje”, tha Blushi. 

Pa sqaruar se kush dhe ndaj kujt, Blushi foli për atentat dhe aludoi se brenda sallës kishte civilë të armatosur dhe se kryebashkiaku Veliaj ishte i veshur jelek antiplumb.

“Sipas burimeve shumë të sigurta policore të cilat më kanë informuar se dje në seancë kryetari I Bashkisë ka qenë I veshur me anti-plumb dhe brenda në sallë (dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë kërkova të merrja fjalën) kanë qenë persona të armatosur dhe civilë, dhe unë kërkoja fjalën kryetares së këshillit bashkiak, zonjë, këtu nuk lini mediat të marrin pjesë, ju nuk lini të marrin pjesë qytetarët për të ngritur shqetësimin, kush janë këto individë që I bëjnë presion opozitës që sipas informacioneve të mia kanë qenë të armatosur dhe e gjithë ajo skenë e shëmtuar që ndodhi dje ka qenë e planifikuar, sepse të gjithë shqiptarët e panë kryetarin e bashkisë me xhup në mes të korrikut. Pra, aty është menduar të bëhet atentat", vijoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. 

Blushi dhe Meta përmes zyrës së shtypit të PL shpërndanë edhe këtë foto që sipas tyre tregon se Veliaj kishte veshur antiplumb. Nuk duhet syri i një eksperti për të dalluar qartë se vetëm për antiplumb nuk mund të flasësh. Kur duket qarte nga pamjet e mbleshjes së Këshillit që Veliaj me xhaketën nuk ka asnjë shenjë antiplumbi në këmishë.

Ish Presidenti Meta dhe Blushi kanë detyrimin t’i sqarojnë këto deklarata. Cila është logjika minimale që Meta dhe Blushi kanë shfrytëzuar për të shpjeguar gjoja një atentat të organizuar dhe vetë kryetari e bashkisë të veshur me antiplumb? Erion Veliaj do t’ia bënte vetes atentatin? A lidhen këto halucinacione me situatën me drejtësinë të Ilir Metës dhe krerëve të tjerë të opozitës? Me hetimet për 21 janarin, ditën kur SPAK nisi deklarimet e para për zbardhjen e plotë të ngjarjes, apo për aferat e tjera për të cilat po bëhen edhe hetime për pasuritë miliona euroshe.

Ndërsa, edhe për grushtin e Blushit, Ilir Meta fajtor sheh Altin Dumanin.

‘A trembet Tedi Blushi, sigurisht ata kanë trembur ca, ata e kanë të shkruar në ballë! Ti nuk arreston dot Erion Veliajn. Je një zar i këtij regjimi që do të mbahet mend si regjimi Dum Dumanëve e MC Gonigalëve. Je pjesë e dosjeve të MC Gonigalit që është burg. Ti vagabond që thua e kam personale me Ilir Metën je një zar i Mc Gonigalve dhe Ramaviçve nise CEZ DIA në bazë të një denoncimin nga një i dënuar për dhunë në familje, punonjës si Gjiknurit. Më bënit presion që mos të ngrija zërin për prokurorët e kapur. E di shumë mirë se në atë dosje figuron dhe një prokuror i caktuar nga SHBA me kërkesë të Mc Gonigal për të hetuar një projekt për vrasje të një presidenti në detyrë vend aleat dhe anëtar i NATO-s.  Ti nuk ke guxim se nuk ke një gram gjak shqiptari. E goditën Blushin se duan të vrasin opozitarizmin edhe në këshillin bashkiak të Tiranës.’- tha Meta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • maloku: 24/07/2024 07:02

    DUMANI te q...te ate dashnoren tende mor burre kurve...

    Përgjigju
  • eli: 23/07/2024 15:38

    Se spo e kuptoj mire.Donin ti benin atentat Blushit dhe jelekun antiplumb e mbante Veliaj!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?