Përplasjet në Veri të Kosovës, deputeti i PS, Xhafaj: Ky është alarmi! Këmbanat për luftë në Ballkan janë aty

25 Shtator 2023, 18:36| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 21:43

  • Share

Deputeti i PS Etjen Xhafaj i ftuar në emisionin Kontrast në Report Tv tha se vrasja e policit Afrim Bunjaku në Kosovë dhe plagosja e tre të tjerëve në përleshjet me një grup të armatosur serb, prej të cilëve gjithashtu mbetën katër të vrarë, nuk është një këmbanë alarmi por vetë alarmi.Këmbanat që për një luftë në Ballakn sipas tij janë në këtë ngjarje.

“Është një akt terrorist i tmerrshëm. Qoftë nga niveli i armatimit apo i personave të përfshirë është diçka shumë e madhe. Në këtë moment kemi pasur një sulm thuajse të hapur. Policia e Kosovës ka marrë atë qëndrim të vetëm që mund të mbante. Policia bëri punën e saj, pati një hero. Më e rëndësishme besoj që tanimë s’mund të flasim për këmbana alarmi, ky është alarmi. Ato këmbana që flisnin për luftën në ballkan janë aty, shumë afër”, tha Xhafaj.

“KFOR është aty për të mbajtur jashtë të gjithë aktorët e huaj. KFOR duke mos pasur indicie se nga vinin apo nga ishin organizuar nuk mund të ndërhynte. E gjithë mbështetja jonë është me Kurtin me ministrin Sveçla...”, shtoi ai.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë - zonë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta. Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë.

Ora 21:03
Përplasjet në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force

Më 24 shtator, polici i Kosovës Afrim Bunjaku mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30, sulmuan policinë në fshatin Banjskë - zonë e banuar me shumicë serbe. Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta. Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni Kontrast në Report TV tha se kësaj here Kosova krahas të drejtës tregoi një akt të pashembullt force.

“Është diçka në vijim dhe në vazhdë të tensioneve që përshkallëzohen në veri të Kosovës. Përballë nuk janë dy palë por një palë që me domosdo tenton dhe e ka si kartë të vetme për të luajtur kartën e dyfishtë agresionin dhe viktimizimin. Një falënderim i pa matë një kryeulje e pafund për ata burra të fortë të Kosovës që kanë krye një akt të pashembullt force tashmë. Nuk ka rëndësi se çfarë grup gjaku ka ai  që dredhet rëndësi ka të mos shkohet atje. Është e rëndësishme që ne edhe kësaj radhe ne shqiptarët e paguajmë me çmim gjaku. Nuk mjafton në këtë botë të padrejtë të kesh vetëm të drejtën me vete duhet dhe forca. Vetëm kur bëhen bashkë forca dhe e drejta apo e drejta dhe forca arrijmë në një moment si ky ku rrëfehet zot i atij territori të lagur me gjak”.

Vangjeli tha se përgatitja e këtij grupi kriminal ishte shumë herë më e madhe se ajo që ndodhi.  

“Është e rëndë të flitet për gjak në Ballkan por duhet thënë. Janë qytetarët e republikës së Kosovës shteti më i ri i pavarur në Evropë një realitet i pakthyeshëm që sa më shpejtë ta kuptojnë dhe ata që nuk duan ta pranojnë se e kanë kuptuar si të tillë aq më mirë  do të ishte për të gjithë. Është një ngjarje dinamikën e të cilës ende nuk e kemi të qartë. Njoftime te para dyshimet e para të cilat mbeten të verifikohen kanë të bëjnë me një përgatitje shumë herë më të madhe se ajo që ndodhi për të krijuar një vatër tensioni. Edhe mediat ndërkombëtare tentojnë të heqin një paralele mes asaj që ndodhi me ngjarjet tragjike të krimesë të vitit 2014 ku forca të Rusisë sulmuan gadishullin në Ukrainë, por sulmuan aeroporte porte zona strategjike etj E bënë një gjë të tillë për të bërë ndërhyrje”.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?