Kombëtarja e Shqipërisë në futboll barazoi 0-0 kundër Serbisë të shtunën në "Arenën Kombëtare". Pjesë e stafit serb si trajneri i portierëve është edhe Goran Cumic, një ish-portier i disa klubeve.
Trajneri shqiptar Mirel Josa ka përfituar nga rasti që Goran Cumic ndodhej në Tiranë dhe mes të dyve ka pasur një takim të përzemërt. Por çfarë e lidh dyshen?
Më shumë se 30 vite më parë të dy kanë qenë pjesë e AO Kavala në Greqi. Mirel Josa, një mesfushor me tipare sulmuese do duhet t'i ketë shënuar shumë gola asokohe serbit Goran Cumic në stërvitje.
Ka qenë vetë trajneri shqiptar që ka postuar dy foto nga takimi me ish-bashkëlojtarin, duke kujtuar kohën kur të dy ndanin të njëjtat dhoma zhveshjeje.
"Takim pas më shumë se 30 viteve me Goran Cumic", shkruan Josa. Pas këtij postimi ka pasur edhe kritika në Kosovë për këtë takim dhe përqafim.
Postimi i Mirel Josës
Komente

Mirel Josa super lojtar dhe super trajner I rrespektum ne tan Shqipnin.Kosovart shum te prapametun na kena pas kujtu se kan shetit boten edhe jan te qytetnum por po dalin prapambetje turko arabe!!
PërgjigjuKosovaret e cilivizuar kane thene dhe thone me mire te kesh shok nje Serb sesa dhjete Shqiptare te Kosoves Serbet jane me te beses
PërgjigjuO POPULL NE SHQIPERI KOSOVARET KOMANDUAN NE VITET 90 POR TANI VENDI ESHTE NE DUART E SHQIPERISE DHE KOSOVA TA GEZOJ PAVARESINE LERENI SHQIPTARIN TE VENDOS VETE KE DO TAKOJ SERBIN O KROATIN NUK DUHET LEJE NGA KOSOVARET CIAO
PërgjigjuKosovaret bejne sikur nuk kane shoke Serb por ne te vertete neper vendet Europiane i shiikon me shume me ata sesa me ne te Shqiperise keshtu qe boll na lodhet me ate hipokrizine tuaj
Përgjigju