Banane

Përse nuk duhet të hani banane në mëngjes me stomakun bosh?

18 Gusht, 17:06| Përditesimi: 18 Gusht, 17:09

  • Share

Na ndodh shpesh kur dalim pa ngrënë nga shtëpia në mëngjes, të marrim një banane si zgjidhje për të mos ikur me stomakun bosh.

Mirëpo, sipas nutricionistëve, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit.

Edhe pse janë të pasura me kalium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një opsioni më i mirë për vaktin e parë të ditës.

Nëse nuk është shoqërohet me një ushqim tjetër që përmban yndyrna të shëndetshme, banania do t'ju ngopë përkohësisht dhe më vonë do t'ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Bananet përmbajnë shumë sheqer dhe kur sheqeri konsumohet në çfarëdo forme, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, njësoj si birra dhe vera, duke u shndërruar në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kjo bllokon sistemin tuaj tretës.

Megjithatë nëse pëlqeni të konsumoni banane në mëngjes, nuk keni pse të hiqni dorë, mjafton që ta konsumoni me një ushqim që përmban yndyrna të shëndetshme, si për shembull kosi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?