Arsyeja e krijimit të rrathëve të zinj është e ndryshme në varësi të personit, por shkaktari kryesor është mungesa e oksigjenit në enët e gjakut. Hiperpigmentimi prodhohet nga një aminoacid i quajtur melaninë. Megjithatë, sipas mjekëve rrathët e zinj gjithashtu mund të formohen nga probleme shëndetësore, të tilla si alergjia, eczema, dermatiti dhe anemia.
Por si mund t’i parandaloni rrathët e zinj poshtë syve?
Mundohuni të flini në një pozicion të rehatshëm gjatë natës
Kur flini me shpinë, mund të parandaloni fryrjen tek zona e syve. Kur koka pozicionohet pak lart, lëngjet në sytë tuaj nuk do të grumbullohen, kështu fytyra juaj nuk do të duket e lodhur kur të zgjoheni në mëngjes.
Shmangni rrezet e diellit
Jo vetëm që rrezet e diellit bëjnë që fytyra jonë të plaket më shpejt, por ato mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve të ndryshme në lëkurë. Plakja e lëkurës shkakton enjtje dhe njolla të errëta në zonën poshtë syve.
Provoni përbërësit natyralë
Produkte si kastraveci apo çaji, mund të jenë të dobishme për rrathët e zinj poshtë syve. Kastraveci ka veti anti-inflamatore dhe mund të shmangë enjtjen e syve, ndërsa kafeina ose bustinat e çajit mund forcojnë lëkurën tuaj.