Përshkoi 260 km nga Prishtina për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Erzen Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

28 Nëntor 2023, 16:46| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 16:47

  • Share

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e tij me rastin e 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duke përshkuar 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, mbërriti sot në kryeqytet. 

Ai u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, i cili e vlerësoi edhe me një medalje.

“Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ia arritëm”, theksoi Zyberaj.

Ai tha gjithashtu se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme. Zyberaj u nis paraditen e djeshme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë për të mbërritur sot në sheshin me po të njëjtin emër në Tiranë ku u zhvillua për herë të parë edhe parada e shqiptarëve të ardhur nga e gjithë bota.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Me vrap nga Prishtina në Tiranë për festën e Flamurit, Maratonomaku Erzen Zyberaj përshkoi 260 km në 24 orë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?