Personazh/ Axhem Binaj, artizani i varkave me vela! 69-vjeçari nga Vlora bën punime artistike me dru: Kam gdhendur anijet e Kristofor Kolombit dhe Americo Vespuci

10 Dhjetor 2022, 17:16| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 17:19

  • Share

Jemi në punishten e Axhem Binaj i cili prej vitit ‘92 me duart e arta arrin të bëjë punime të tilla si anijet prej druri. Shprehet i kënaqur dhe me këtë punë arrin të mbajë familjen. I pyetur se për sa kohë ka ushtruar këtë zanat ai pwrgjithet se janw plot 30 vite.

“Që nga ‘92 e deri tani merrem me këtë punë. Meqë në Vlorë historikisht artistikja ka mbuluar sektorin e anijeve me vela, menduam ta vazhdonim ne si vëllezër. Sot vetëm unë jam në këtë linjë, ata u pozicionuam në punë të tjera vetëm unë e vazhdoj”.

Në këtë punishte të thjeshte, artizani 69 vjeçari ka pritur shumë turistë të huaj të apasionuar pas punimeve artistike.

“Një francez që erdhi këtu solli katalog me anije të vjetra 1000 vjeçare. Ai u bë shkak që të gjeja veten në këtë profesion. Kam bërë anijen e Kolombit, Albatrosit, etc”.

Zanatin e ka trashëguar tek i biri.

“Unë ndjej kënaqësi, nuk ia jap klientit pa e pëlqyer vetë punimin. Punoj me djalin ai vjen se e shikon si diçka e bukur”.

Me dru dhe beze, mjeshtri sapo ka përfunduar anijen “Americo Vespuci”, punimet e së cilës na i tregon me detaje.

“Marr skicën sipas porosisë bëj trupin helikën. S’ më ka mbetur asgjë është fat që arritët ta gjenit këtë sepse unë punoj vetëm me porosi. Ka dhe të huaj dhe shqiptarë. Plus që vijnë krishtlidjet tani dhe kërkesat shtohen”.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?