Sociale

Personazh/ Mësuesi në pension, Ali Sadikaj shërbeu një jetë në arsim: Boja e shkrimit të nxënësve, më e rëndësishme se gjaku i dëshmorëve

7 Mars, 16:28| Përditesimi: 7 Mars, 17:06

  • Share

POGRADECAli Sadikaj është mësuesi nga Starova e Pogradecit i cili ia kushtoi gjithë jetën arsimit. Tashmë në moshën 85-vjeçare tregon për Report TV, momentet e bukura të karrierës së tij, ku në vitin 1985 u vlerësua si një në 10 “mësuesit e dalluar” të Pogradecit.  Ai shërbeu në profesionin e mësuesit deri në vitet e para të demokracisë ku më pas u pensionua, ndërsa jetën profesionale e kaloi në shkollën e bashkuar profesionale të Starovës.

“Kjo dekoratë u takon gjithë atyre që ishin mësues më të mirë se unë në atë shkollë. Një staf i mrekullueshëm, që i kujtoj me nostalgji”.

Qindra nxënës krijuan brezin e ri të profesionistëve, të dalë nga duart e arsimtarëve të cilët jo vetëm i mësonin por edhe edukonin brezat, ku mbi të gjitha mbizotërontë autoriteti dhe respekti. Për profesor Aliun sot kjo gjë ka humbur, fëmijet janë bërë më te padëgjueshëm dhe mësuesit e rinj nuk po e bëjnë siç duhet misionin e tyre.

“Sot në degët e mësuesisë shkojnë maturantet me rezultate të dobëta dhe jo nxënësit e shkëlqyer siç ishte dikur. Ndaj ka rënë dhe niveli i mësimdhënies. Po kështu fëmijët kanë humbur intersin, studiojnë më pak”, tha ai.

Nxënësit e viteve '70-'80  sakrifioninin në çdo mënyrë për të ndjekur shkollën, edhe pse nje pjesë e tyre ishin në kushte shumë të veshtira ekonomike, ndryshe nga fëmijet e sotëm te cilëve nuk u mungon asgjë.

“Kisha një nxënës që bënte 6 orë rrugë në këmbë për të ardhur në shkollë. I pangrënë, i lagur nga shiu por ai nuk iu nda kurrë shkollës. Po kështu vinin nxënësit e tjerë nga Mokra e largët”, tha ai.

Kritikat profesor Aliu nuk i ndal për sistemin arsimor, teksa u kujton arsimtarëve misionin e tyre fisnik.

“Arsimtari punën e ka me komunikim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në botë. Thuhet në librat e shenjtë se boja e shkrimit të nxënësit është më e rëndësishme se gjaku i dëshmorëve”, tha ai.

Edhe sot pas shumë vitesh, të shumtë janë ish-nxënësit, të cilët në çdo 7 Mars nuk ngurojnë t’i dërgojnë letra urimi dhe lule profesor Ali Sadikajt.

 

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dijetar: 09/03/2025 05:10

    Ky citim eshte prej thenieve qe Zoti ja shpalli profetit Muhamed (paqja qofte me te), por eshte cituar gabim. "Boja e shkrimit te dijetarit eshte me e rendesishme se gjaku i deshmoreve". Pra nuk behet fjale per bojen e nxenesve, por te dijetareve apo shkencetareve.

    Përgjigju
  • Iris: 08/03/2025 02:39

    /Boja e shkrimit te nxenesit eshte me e rendesishme se gjaku i deshmoreve/!! Zoteri,me gjithe respektin per punen e moshen tuaj, duhet te them se pa gjakun e deshmoreve,pa lirine e cdo gje qe sjell sakrifica e tyre,boja e shkrimit te nxenesve do te ishte e pamundur.

    Përgjigju
  • Fatos Olldashi: 07/03/2025 21:00

    Shume respekt per Prof Aliun. Mesues i nderuar dhe njeri i persosur qe gezon respekt. I uroj shendet dhe jete te gjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: