PERSONAZH/ Report Tv sjell historinë e këpucarit më të vjetër të Sarandës: Të rinjtë nuk e duan këtë zanat, pengu im që s’ia mësova djalit

19 Shkurt 2023, 16:25| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 16:29

  • Share

Lulzim Shabani është një ndër të rrallët këpucar që e vazhdon traditën në Sarandë. Zanatin e ka mësuar 45 vite më parë në Ndërmarrjen e Punimeve Artizanale të Delvinës, ku shkonte çdo ditë nga Saranda me linjën e urbanit.

“Unë e kam nisur punën në moshë të re tek NPA e Delvinës, aty mësova hapat e para”

Pas kthimit nga ushtria iu rikthye përsëri këtij zanati, por këtë herë në qytetin e Sarandës.

“Më pas fillova këtu në Sarandë në prestari, më vonë kalova në riparime. Në këtë vend jam që në vitin ’85, pa lëvizur fare. E kam privatizuar pas viteve ’90, dyqanin dhe punoj pa pushim, nuk e di çfarë është pushimi apo e diela. I bëj yzmet punës, bëj riparime jo vetëm të këpucëve por dhe të çantave e xhupave të lëkurës”.

65-vjecari, Lulzim Shabani shprehet se ky zanat sjell të ardhura të kënaqshme, por nuk preferohet nga të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë po e braktisin vendin.

“Të rinjtë s’duan fare, unë nuk bëra dot djalin tim këpucar! Nuk ua imponon dot zanatin. Në gjithë këto vite s’më ka ardhur njeri të më thotë: Ej usta unë dua të bëhem këpucar!”

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/02/2023 23:24

    Problemi qendron jo vetem te llojet e puneve qe preferohen sot,por dhe si shikohen nga rinia.Nuk besoj se ka te rinj sot te duan te riparojne kepuce te perdorura edhe pse eshte pune me fitim,por sikur ky zoteria t'i mesonte te birit artin e te berit te kepuceve te reja,apo cantave,mund te hidhte bazat e nje /GUCCI/ shqiptar.Por kuptohet shqipot nuk e kuptojne fitimin marramendes qe ka ind.e modes.Shumica nuk shkon pertej logjikes se /bleresit/.

    Përgjigju
  • Avash: 19/02/2023 17:49

    Sot, nje nder eksportet kryesore te Shqiperise jane kepucet. Ka me mijra gra neper fasoneri qe qepin e ngjisin kepuce te reja. Sipas ketij, po te dilnin me vete si kepucare do fitonin me shume?

    Përgjigju
  • Tini: 19/02/2023 16:58

    Dikur te rinjte punonin dhe merrnin nje zanat. Hidraulike, elektriçiste, e shume zanate te tjera të dobishme per nje shoqeri. Kurse sot, mjafton te shetisesh ne Tiranë, kafenete i ke plot. Pije, celular dhe asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?