Dorian Duçka dhe Shkëlzen Berisha

Berisha e cilësoi si 'koka e mafias' dhe një 'njeri të rrezikshëm', del foto e Dorian Duçkës me Shkëlzen Berishën, të dy të buzëqeshur në 'Business-class'

10 Shkurt 2023, 16:21| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 18:59

  • Share

TIRANË- Sali Berisha ka thirrur nesër në protestë shqiptarët për të rrëzuar ‘qeverinë Rama’ si të lidhur me “superskandalin e McGonigal”, mirëpo kjo opozitë e tij duke se nuk është gjë tjetër veçse për t'u hedhur 'hi syve të shqiptarëve', pasi është i implikuar po ai.  Ditën e sotme ka dalë një tjetër foto, ku djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha shfaqet në një foto së bashku me personin “B” të përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal, Dorian Duçka. Fotoja është shkrepur në një avion, me shumë gjasa në një nga “takimet e biznesit” që mund të kenë pasur.

Jo më larg se pak orë më parë, Sali Berisha e etiketoi Dorian Duçkën si “një nga kokat më mafioze sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”, mirëpo, tani më, do duhet të japë llogari se pse, për çfarë motivesh ky ‘mafioz’ takohet me djalin e tij madje edhe pozojnë krejtësisht të buzëqeshur në bordin e një avioni padyshim të kategorisë 'Business-class'. Fotoja është një dëshmi e fortë e lidhjes së Shkëlzen Berishën me Dorian Duçkën, e që vërteton se si edhe një herë Sali Berisha gënjen.

“Po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka. Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk. E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshme bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr, dhe ky shtetas turk thuhet se ja paska dhënë Agron Nezës, për të ja dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte, do vijnë, do vijnë, sepse i priste nga Duçka ato para. Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha sot Berisha, pak para se të publikohej fotoja.

Kjo foto tregon se si Sali Berisha dhe Ilir Meta po përdorin këtë çështje për interesat e tyre politike, mirëpo këtë gjë po e bëjnë duke mos u treguar aspak të sinqertë me mbështetësit e tyre dhe jo vetëm, pasi në këtë histori që ata e konsiderojnë si superskandal, janë “të përlyer” dhe vetë.

Dje u publikua edhe një foto ku shfaqej kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në praninë e ‘Personit A’ të dosjes së Uashingtonit, Agron Nezës, ‘Personit B’ të dosjes Dorian Duçka, ish-agjentit të FBI-së, Mark Thomas Rossini, një mik i ngushtë i Charles McGonigal dhe bashkëpunëtor i tij. Këto foto, sikurse është raportuar edhe më herët rrëzojnë totalisht të gjitha pretendimet e opozitës, që Rama bashkë me këta persona, që vetë Meta darkon këndshëm, ka bërë korrupsion dhe ka thurur intriga për të shkatërruar PD, Sali Berishën apo Ilir Metën. Këtë foto të Metës, Berisha sot u mundua që ta justifikojë si një darkë krejtësisht normale duke thënë se Meta është takuar me Agron Nezën falë njohjeve që kanë pasur me vëllain e tij gazetar, Agim Neza, mirëpo ky i fundit nuk dukej asgjëkundi në foto.

Tani mbetet për t’u parë se si do e justifikojë Berisha foton e djalit të tij me Dorian Duçkën...

Ora 18:18
Shkëlzen Berisha justifikon foton me atë që babai i tij e konsideron 'kreu i mafias': Dorian Ducka më kërkoi me insistim foton meqë jam personazh i njohur

1676049550_Screenshot4.jpg

Foton me Dorian Duçkën, që babai i tij e cilëson si kokën e mafias, si një foto krejtësisht normale. Ai thotë se ka qenë rastësisht në avion me Duçkën dhe ka qenë ky i fundit që i ka kërkuar një foto, meqë është një personazh i njohur dhe ai e ka pranuar.

"Një sqarim i shkurtër për një “argument” qesharak dhe bajat. Të zënë me presh në dorë në një histori korruptive me përmasa ndërkombëtare që ka zënë prej ditësh titujt e mediave më të mëdha të botës, Rama dhe Duçkat e kësaj afere kanë zgjedhur të përgjigjen në mënyrën më qesharake duke postuar foto. Në të vërtetë Rama dhe Duçkat ne SHBA nuk po hetohen për foto, por sepse në bashkëpunim kanë korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijëra dollarë, drejtorin e kundërzbulimit të FBI për ta perdorur si instrument kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri!

Në fakt këto foto shërbejnë për ta, si certifikate miqësie apo pastërtie, shumë më pak nga sa do shërbenin le te themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamen në zyrën ovale. Sidoqofte për të sqaruar opinionin më duhet të theksoj se, në ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, unë nuk udhëtoj ne avion privat dhe për rrjedhoje në një avion linje, njëlloj si në një urban publik, udhëtaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot unë. Qëllimi i udhëtimit tim të bere para disa vjetësh, nuk ka pasur asgjë të përbashkët me sekserin e Ramës përveç ulëses afër në avion dhe insistimit të tij për të bere një selfie, si shumë të tjera, që më kërkohen nga njerëz të njohur dhe të panjohur.

Uroj dhe shpresoj që kur të pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat të kenë argumente me bindes për “pafajësine” e tyre. Suksese”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ora 17:51
Ironia e Mero Bazes: Nesër mos harroni të shani Duçkën në miting, se Zeni ka ikur në Vjenë për fundjavë

1676047951_64001676046184xduckaberisha759.jpg

Gazetari Mero Baze, teksa ka postuar edhe një herë foton e djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, me ‘Personin B’ në dosjen ‘McGonigal’ Dorian Duçka, të cilin Sali Berisha e quan koka e mafies ndërkombëtare, ka ironizuar dhe ka një apel për të gjithë pjesëmarrësit nesër në mitin.

“Ky është djali Sali Berishës që udhëton në biznes klas i shoqëruar nga Duçka, njeriu që Berisha e akuzon se ka korruptuar FBI për të gjurmuar paret ruse të PD. Kurioz jam ta di kush e ka paguar këtë biletë dhe ku kanë qenë duke shkuar për të gjurmuar paratë ruse të Lulit, këta të dy. Dhe mos harroni ta shani Duçkën nesër në miting, se Shkëlzeni nuk u dëgjon është për uikend në Vjenë”, shkruan Baze.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 11/02/2023 09:39

    A nuk na sqaron Mero si ish pjestar i familjes Berisha dhe se fundi pjesetar i familjes Rama se per çfar po bisedonin ?

    Përgjigju
  • Iris: 11/02/2023 01:20

    Mos me thoni qe kane shkembyer uleset ne avion me ndonje udhetar tjeter,per te qene prane e prane si shqiptari me shqiptarin?! /Rastesi/ e madhe!

    Përgjigju
  • TNT: 10/02/2023 20:19

    Me Stone Island sikur po ik me pa Millwall

    Përgjigju
  • Cubi: 10/02/2023 19:39

    Jo po dilni ne protest neser se hallin tuaj ka sali ziu. Aman mos harroni. Se neser do shkojn 100000 veta se vdes per ato cik numra. Dhe mir do benit te mernit ndonje brisk te mir edhe pas protests bejani adetin Cubit te gjate se sdihet sa kohe mund te ket patur dhe si dal koha.

    Përgjigju
  • Tata: 10/02/2023 19:31

    Po tu qep duçka,esht si ai m... pas kepuce,tamam si djali dajes vet. U shofte soji tyre

    Përgjigju
  • Edi: 10/02/2023 18:48

    nje fotografi e keni pasqyr, stema e "Stone Island" eshte gjithmon ne anen e majte (shiko pulovren por edhe shkrimin ne mbeshtetjen e kokes)

    Përgjigju
  • Mazllemi: 10/02/2023 18:36

    Fotoja tregon qe rama me berishen jane bashke

    Përgjigju
  • Arti: 10/02/2023 17:23

    E more rac plehrash shpellar ju mart zoti humbt fara juaj.

    Përgjigju
  • Patrioti: 10/02/2023 16:59

    Rama, Sala dhe Likja me nje poç pjerdhin, kot bejne gam gam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?