Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Piramidës së Tiranës gjatë të cilës tha se dy vite më parë kishte menduar se punimet për të do të zgjasnin së paku 10 vite, ndërsa në fakt përfundoi në më pak se dy vite.
“Mirëmbrëma kryebashkiak, mirëmbrëma i dashur Edi! Është e shkëlqyer që ndodhem këtu dhe jam tejet krenar që jam këtu. Dhe e vërtetë, në nëntor të 2021-ishit, unë pata mundësinë të vizitoj këtë Piramidë dhe në fakt mu desh që të vishja rrobat e sigurisë, sepse ishte një kaos i tërë. Dhe ndërkohë ishte një lloj kaosi dhe thashë e di çfarë po ndodh, por për këtë do të duhen 10 vjet, ndërkohë që për më pak se 2 vjet e keni përfunduar. Është vërtet një arritje e madhe, përgëzime”, theksoi kryeministri holandez.
Lajmi kryesor:
Piramida përurohet në ditën e lindjes së Enver Hoxhës, Veliaj: Nga sot do i shërbejë gjeneratës së re dhe punëve të së ardhmes
B.K//ReportTv.al