Piramida e Tiranës ka çelur zyrtarisht dyert mbrëmjen e sotme, përmes një ceremonie të posaçme, edhe me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit si dhe udhëheqësve të Bashkimit Europian, në përmbyllje të Samitit të parë të Procesit të Berlinit që u zhvillua jashtë një vendi të BE, në Tiranë. Piramida, e cila ishte edhe vendi mikpritës i këtij Samiti gjatë ditës së sotme, do të shërbejë si qendra më e madhe teknologjike e Ballkanit, ku po ashtu, po gjatë ditës së sotme, u inaugurua edhe selia e Kolegjit te Europës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inauguroi përpara liderëve të Bashkimit Europian ambientet e reja, u shpreh se sot Piramida nis një jetë të re, pasi do i shërbejë gjeneratës së re dhe punëve të së ardhmes.
“Për ata që ende nuk e njohin historinë, Piramida nisi si një mauzoleum për Enver Hoxhën. Ai vdiq në 1985-ën, kohë kur ne nuk kishim shumë elektricitet e frigoriferë, kështu që nuk ishte kaq e volitshme që të kishim një mumje në Piramidën e Tiranës, ndaj e ndryshuan idenë, nga mauzoleum në një muze. Unë dëgjova sot Edin, i cili shpjegoi pak konceptin e Piramidës, që ka qenë selia e NATO-s gjatë një konflikti me ish-Jugosllavinë. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se Edi dhe unë po bënim një debat kur BE bëri një kërkesë për të vendosur zyrat këtu. Duke qenë se u deshën gjashtë vjet që të merrej vendimi, kryeministri vendosi që t’ua japë fëmijëve. Pas shumë jetëve të jetuara, sot Piramida nis me një jetë të re, do të jetë qendra më e madhe për mësimin e trajnimin digjital për punët e të ardhmes. Ky qytet 8 vite më parë ishte 25% prodhim tekstilesh dhe këpucësh. Ndërkohë që, tashmë është 25% TIK dhe 25% turizëm. Kjo tregon që gjërat mund të ndryshojnë,” u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku tha gjithashtu se pjesë e Piramidës do të jetë edhe Kolegji i Evropës, ku studentë nga e gjithë Evropa dhe rajoni, përveç Bruges dhe Natolin, tashmë mund të studiojnë në Tiranë, përkrah studentëve shqiptarë në një nga institucionet akademike më prestigjioze për zhvillimin dhe zhvillimin promovimin e Projektit Europian.
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e përurimit të Piramidës së Tiranës u shpreh mjaft i lumtur për punën e bërë, ndërsa falenderoi gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në samitin e Procesit të Berlinit.
"Nuk dua t’ju marr më shumë kohë. Sigurisht nuk dua të marr nga koha që duhet t’i kushtoj Hirësisë se tij dhe jam shumë, shumë i lumtur që për arsye të caktuara këtu nuk kemi vetëm gjeni të senatit holandez, të qyteteve, të vendeve për të punuar si Ëiny Maas, por kemi edhe në fakt mjeshtrin më të madh të koalicioneve me mbështetjen e pakicës Mark Rutte kështu që jam shumë i lumtur. Të falënderoj, Mark për fjalët e tua. Do të thonë bota për mua sepse unë e di dhe ju e dini se sa shumë doja që të vizitoje Shqipërinë, sa herë kishe premtuar dhe tani po e tejkalon realizmin duke ardhur herë pas here kështu që kjo është gjë e mirë, është gjë e mirë për Shqipërinë, është gjë e mirë dhe për Holandën besoj sepse ne po shohim gjithnjë e më tepër holandezë që po vijnë sidomos gjatë stinës turistike dhe në fakt nuk bëhen pishman që kanë ardhur këtu dhe që panë Feyenoord të rrihej nga Roma, por vazhdojnë të vijnë dhe kjo është fantastike.
Dua te falënderoj gjithashtu Fondacionin Amerikano-Shqiptar, Markun, Martinin e të gjithë bordin që na shoqërojnë. Ata janë vërtetë të shkëlqyer në ndarjen e faturës dhe për të paguar më pak se ne, por duke patur fizibilitet më shumë se ne, kështu që po mësoj nga ata se si e bëjnë një gjë të tillë, por jemi vërtetë shumë të lumtur me këtë partneritet dhe jemi mjaft të gatshëm te vazhdojmë dhe të bëjmë projekte të tjera. Dua po kështu të falënderoj Federikën që u kthye me Kolegjin e Europës dhe me hirin e saj që ndihmon gjithmonë për të ngritur vendin dhe ne nuk jemi më në depresion por sërish jemi shumë të lumtur që të na ngrenë lart. Dua të falënderoj Albinin dhe Dimitrin që në fakt na ndihmuan, rezistuan pas një dite shumë të gjatë që ishin me ne në këtë përurim dhe dua të falënderoj të gjithë ju që erdhët këtu sonte dhe jam i sigurtqë duke ikur prej jush tani, ju lë në duart më të mira të Erionit dhe të Markut dhe jam i sigurt që çdo gjë që Erioni dhe Marku do t’ju ofrojnë në këtë pjesë të fundit të ceremonisë, do të jetë përjetimi nga brenda i Piramidës dhe nga jashtë. Çdo gjë që ata mund të mos ju tregojnë mund të ndihmojë Vini dhe Majku kështu që jam i sigurt që nuk do t’ju marr malli dhe me bindjen që nuk do t’ju mungoj, ju uroj një vazhdim të mbarë të pjesës së fundit të mbrëmjes dhe ju kërkoj ndjesë që më duhet të vrapoj që të gjunjëzohem para Hirësisë së tij".
Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Piramidës së Tiranës gjatë të cilës tha se dy vite më parë kishte menduar se punimet për të do të zgjasnin së paku 10 vite, ndërsa në fakt përfundoi në më pak se dy vite.
“Mirëmbrëma kryebashkiak, mirëmbrëma i dashur Edi! Është e shkëlqyer që ndodhem këtu dhe jam tejet krenar që jam këtu. Dhe e vërtetë, në nëntor të 2021-ishit, unë pata mundësinë të vizitoj këtë Piramidë dhe në fakt mu desh që të vishja rrobat e sigurisë, sepse ishte një kaos i tërë. Dhe ndërkohë ishte një lloj kaosi dhe thashë e di çfarë po ndodh, por për këtë do të duhen 10 vjet, ndërkohë që për më pak se 2 vjet e keni përfunduar. Është vërtet një arritje e madhe, përgëzime”, theksoi kryeministri holandez.
Bravo erjon edhe i vdekur ai nderohet E ka then mire ramiz alia qe per enverin ska vdekje Mir e bete inagurimin ne diten e lindjes se legjendes Sado qe i ndrut emirni por kujtesa e popullit thot muzeu i enverit
PërgjigjuLavdi PPSH si e nertoje. Dhe u negurua ne diten e lindjes se e.Hoxhes
Përgjigju