Sot shënohet përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Në Tiranë është mbajtur manifestim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur në Sheshin “Skënderbe”, përpara Bashkisë së Tiranës në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse. Me flamuj ukrainas në duar, të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë, ministra, deputetë dhe ambasadorë të huaj në vendin tonë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë.
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje në nder të viktimave prej bombardimeve ruse. Shkurov u shpreh se ndonëse Ukraina ëshë e mbuluar në gjak por po vijon gtë luftojë për nderin dhe lirinë. Po ashtu nuk kurseu mirënjohjen për Shqipërinë për ndihmën financiare dhe ushtarake që i ka dhënë Ukrainës,.
“Ukraina tashmë është e mbuluar në gjak po vijon të luftojë për nderin dhe lirinë. Përgëzoj ukrainasit që jetojnë në Shqipëri. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen edhe nga kryesimin i Shqipërisë në këshillin e sigurisë të OKB për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Falënderoj dhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare. Falënderim edhe për Bashkinë e Tiranës, partitë politike, diplomatët e ambasadave të huaja dhe të gjithë juve të pranishëm për solidaritet ndaj popullit të Ukrainës.je”, tha Shkurov.
Edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe dhanë mesazhet e tyre. Yuri Kim tha se mbështetja e SHBA ndaj popullit ukrainas nuk do të mungojë asnjëherë. Teksa kujtoi vizitën e Joe Biden në Kiev, u shpreh se Perëndimi është më i bashkuar se kurrë. Sipas saj, SHBA do të sigurohet që të qëndrojnë të gjithë bashkë për të siguruar liri e drejtësi.
Ambasadori i Britanisë, Alastair King-Smith u shpreh: “Dua t’i shpreh falenderimet Shqipërisë dhe popullit shqiptar për vendosmërinë tuaj, së bashku me aleatë të tjerë me të njëjtin mendim, dhe me të njëjtën përkrahje për Ukrainën dhe popullin se saj dhe për të drejtën, për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Shqipëria, Britania e Bashkuar dhe po ashtu, edhe aleatët e tjerë qëndorjnë me njëri-tjetrin krah për krah, për të adresuar këtë konflikt dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë së bashku , të gjithë për të thënë që Rusia nuk mundet të minojë jo vetëm stabilitetin e Ukrainës, por stanilitetin e Evropës, të Ballkanit Prendimor dhe të gjithëve”.
Lufta në Ukrainë hyri në vitin e saj të dytë sot, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se Ukraina "do t'i mposhtë të gjithë", dhe se liderët e vendeve aleate do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe shteteve tjera që mbështesin luftën e saj.
Një vit nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, qytetarët në Tiranë zhvilluan një manifestim, pas ftesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas. Qytetarët marshuan nga rruga “Ukraina e Lirë” deri te Bashkia e Tiranës, me flamuj të Ukrainës në duar.
Në marshim, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, morën pjesë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali etj.
“Jam mirënjohës për të gjithë qytetarët e Tiranës që janë këtu. Pavarësisht bindjeve tona politike, ne jemi mbledhur për të treguar se kjo histori nuk njeh moshë, kjo histori njeh karakter, nëse karakteri ynë është në vendin e duhur, atëherë përtej çdo diference tjetër, ne sot qëndrojmë me Ukrainën. Jam krenar që sot Tirana ka një rrugë me emrin “Ukraina e Lirë”. Nuk ka fabul më të bukur sesa ta nisnim këtë marshim nga rruga “Ukraina e Lirë”, për të përfunduar në atë që quhet “Parku Europa”, si një metaforë e rrugëtimit tonë. Se nëse nuk jemi të lirë vetë, nuk shkojmë dot në Europë, e nëse nuk luftojmë për lirinë e vendit tonë, nuk e kemi destinacionin e asaj që quhet Europë edhe vokacionin tonë perëndimor”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë dha mesazhin se Tirana nuk ka harruar, por është solidarizuar me aq sa mundet për të mbështetur e ndihmuar Ukrainën mike.
“Përpara pak muajsh isha në Kiev, në Ukrainë, dhe pata një takim me Presidentin Zelenski dhe me Kryetarin e Bashkisë së Kievit, Kliçkov. Nuk kam për ta harruar një bisedë me Presidentin Zelenski, i cili më tha: “Kisha dy shqetësime, dy frikëra. Frika e parë ishte se do niste agresioni dhe pushtimi. Kjo ndodhi. Dhe s’ka asgjë që ne mund të bëjmë për ta kthyer mbrapsht atë që ndodhi. Frika ime e dytë është nëse bota do na harrojë. Harresa është ndoshta tragjedia më e madhe e agresionit. Për këtë - tha ai - dua ndihmën tuaj, të kryetarëve të tjerë të bashkisë, të të gjitha qyteteve, popujve, shteteve, që kjo e dyta të mos ndodhë; të mos harrohet, të mos injorohet, të mos neglizhohet. Ndaj, dua që të gjithë të japim një mesazh nga Tirana se jo vetëm nuk harrojmë, por që jemi të mobilizuar me aq sa mundemi, aty ku mundemi dhe ashtu si mundemi, për të mbështetur, për të ndihmuar, për të përkrahur dhe për të solidarizuar me Ukrainën mike, me Ukrainën heroike dhe me Ukrainën Europiane”, u shpreh Veliaj.
Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka dhënë mesazhin e saj [për luftën në Ukrainë duke thënë se të gjithë ata që janë mbledhur në shenjë solidariteti në Tiranë janë burim adminrimi për të gjithë.
Hohmann thotë se lufta solli nevojën për të vepruar e për të bërë gjithçka si vende të Europës për të mbrojtur vlerat e përbashkëta.
“Më lejoni të them se sa e impresionuar jam për të gjithë këtë solidaritet. Këtu sheh se sa shumë njerëz kanë dalë sot në mbështetje të Ukrainës të një shteti të lirë dhe të pavarur demokratik. Ju Volodymyr si ambasador i Ukrainës jeni përfaqësues i popullit tuaj sot. Sot këtu përfaqësoj BE dhe shtetet anëtare e dëshiroj që qytetarët tuaj t’ju them që qytetarët tuaj, shoqëria juaj civile, autoritetet tuaja dhe presidenti juaj, të gjithë jeni burim admirimi për ne.
Për shumë u gabua 2 herë, së pari refuzuam të shihnim Rusinë për atë që është në të vërtetë, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që haptazi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Kjo ka qenë dhe vijon të jetë një çështje agresioni e pastër dhe një shkelje e qartë e kartës së OKB, fatkeqësisht e shoqëruar me krime të tmerrshme të kryera nga Rusia kundër popullit ukrainas. Për shumë u gabua për herë të dytë duke ulur shanset ushtarake. Për ju, ukrainasit, vendi juaj nxorët gjithë këta vetë gabim se çdo ditë Ukraina po kryen rezistencë heroike. Ju jeni burim frymëzimi.
Këto fjalë dëshiroj t’ua them qytetarëve të SHqipërisë. Me ju, ne faktikisht kemi patur një tjetër anëtar të BE në Këshillin e Sigurimit duke përafruar me ne, keni treguar që së bashku ndajmë të njëjtin vizion për botën. Konsensusi i qytetarëve të Shqipërisë është mbresëlënës. Beteja e të drejtës ndërkombëtare fiton plotësisht.
BE, shtete që duan të bëhen anëtare si Shqipëria e Ukraina, ne ndajmë të njëjtat vlera, ato të demokracisë e lirisë për sigurinë, solidaritetin, sistemin e marrëdhënieve shumë palëshe. Kam besuar gjithnjë që Europa do të ndërtohej përmes krizave dhe do ishte shumatorja e krizave. Këtu gjendemi e mund të ecim përpara pranojmë dhe ndryshimin përballë këtyre sfidave se na bëjnë që të rritemi. Kjo luftë na solli ne një domosdoshmëri, nevojën për të vepruar e për të bërë gjithçka mundemi e për të mbrojtur vlerave të përbashkëta. Ky është premtim që do ta mbajmë gjatë gjithë kohës.”, tha Hohmann.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka dhënë mesazhin e saj për luftën në Ukrainë duke thënë se të gjithë do të qëndrojnë bashkë e të sigurojnë liri e drejtësi pasi Kremlini ka kryer vrasje e tortura në masë të madhe që janë parë nga e gjithë bota.
"Vetëm pak ditë më parë presidenti Biden shkoi në Kiev dhe nuk duhet të jetë asnjë dyshim se ku qëndrojnë SHBA. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Nuk duhet të ketë dyshim që ne do të jemi me popullin e Ukrainës, për sa kohë të nevojitet. Presidenti Biden i kujtoi botës se Putini e kishte gabim kur mendonte se Ukraina ishte e dobët, apo se perëndimi ishte i përçarë. Perëndimi është si asnjëherë më parë i bashkuar. Populli i Ukrainës kanë mundur t’ia dalin mbarë pavarësisht të gjitha sfidave.
Ne jemi krenarë. Posteri para nesh thotë “Tirana qëndron me Ukrainën” por nuk është vetëm Tirana. Është Shqipëria, SHBA dhe e gjithë bota mbarë që qëndron me Ukrainën. Bota e di dhe e kemi parë. Nuk do të harrojmë vende si Bucha, Kharkiv e Mariupoli, kemi parë raporte tronditëse të torturave, dhunës seskuale, rrëmbimeve, kampeve dhe vrasjet në masë nga Kremlimi, do të sigurohemi që të qëndrojmë së bashku e të sigurojmë liri e drejtësi", tha Yuri Kim.
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov ka dhënë mesazhin e tij për 1 vjetorin e agresionit rus duke thënë se ndonëse e mbuluar me gjak, Ukraina vijon luftën për nder dhe liri.
“Ashtu si një vit më parë, armiku ka përqendruar mijëra tanke, armë të rënda, predha dhe avion luftarak. Pushtuesit rus janë fokusuar me forcat e tyre në shkallë të lartë ofensive me fokus Donetsk dhe Luhansk. Mbrojtësit kanë çliruar thuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. Ukraina tashmë është e mbuluar në gjak po vijon të luftojë për nderin dhe lirinë. Përgëzoj ukrainasit që jetojnë në Shqipëri. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen edhe nga kryesimin i Shqipërisë në këshillin e sigurisë të OKB për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Falënderoj dhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare. Falënderim edhe për Bashkinë e Tiranës, partitë politike, diplomatët e ambasadave të huaja dhe të gjithë juve të pranishëm për solidaritet ndaj popullit të Ukrainës. Dua të propozoj 1 minutë heshtje”, tha ambasadori i Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli për Report Tv rreth manifestim në Tiranë në shenjë solidariteti për Ukrainën. Në një intervistë për gazetarin Arbi Fortuzi, ministri Peleshi tha se pjesëmarrja e qyutetarëve tregon anën e botës së lirë ndërsa me bindje u shpreh se Rusia nuk do ia dalë që të fitojë.
“Jemi duke filluar një marshim qytetar që do të pasohet edhe nga disa fjalë në adresë të opinionit tonë po edhe në referencë këtë ditë që nuk do të donim të ishte. 1 vit më parë kur nisi agresioni, pak kush e mendonte që do ishte kaq i gjatë. Në këto ditë, Europa, NATO, grupi i kontaktit për Ukrainën janë më pranë se kurrë, kanë një angazhim të palëkundur të të gjithë fuqive më të mëdha dhe aleatëve për ta mbështetur Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Pjesëmarrja e qytetarëve tregon se e drejta është në anën e botës së lirë. Rusia është forcë ushtarake, por s’mund të jetë kurrë më e fortë sesa NATO. Besoj dhe shpresoj që me këtë mbështetje të palëkundur, në fund kjo luftë do të përfundojë në favor të Ukrainës. S’do ketë kurrë një Rusi fituese”, tha Peleshi.
Sa i përket planit me 12 pika të Kinës, Peleshi tha se ka pritshmëri të mëdha. Një koment e pati edhe për Shqipërinë duke thënë se jemi vend i palëkundur që mbështesim zgjidhjen përmes dialogut e negociatave.
“Ka pritshmëri të mëdha për Kinën. Një pozicionim në anën e gabuar por kjo luftë s’ka për të patur fitues Rusinë. Ne jemi Ballkani Perëndimor dhe jemi vendi më i palëkundur. Ne jemi vend i imunizuar ndaj influencave, jemi europianë, jemi anëtarë në NATO dhe sytë i kemi nga Perëndimi. Ne si Shqipëri jemi shprehur gjithmonë në favor të zgjidhjes me dialog e negociatë. Ne ngremë gjithmonë zërin që Kosova duhet të njihet nga të gjithë vendet e NATO-s. Zgjidhja për të gjithë rajonin do të ishte njohja e integritetit të këtij shteti se historia s’mund të kthehet pas”, tha Peleshi.