Kronikë

5 fëmijë në Siri, pas 19 të riatdhesuarve gjyshërit Shuli apel nga Pogradeci: Mbesat e nipërit i kemi në kamp, folëm para 1 muaji, duan të dalin sa më parë

1 Gusht 2021, 14:38| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 17:45

  • Share

Dylber e Asie Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit pas apeleve të vazhdueshme, insistojnë serish sot në ditën kur u riatdhesuan 19 shqiptarë nga kampi i 'Al Hol' në Siri, që të bëjnë thirrje me dorë në zemër për të shpëtuar mbesat dhe nipërit e tyre që ndodhen në kampin e ferrit.

Dylber Shuli thotë për Report Tv se mbesa e tyre e madhe, Elona, ka kërkuar ndihmë dhe është e mërzitur

"Unë do thërras deri sa të kem forcë. Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm se atë ditë që kanë ikur kanë qenë 10 vjeç e poshtë. Po deshën këta të qeverisë do dalin, njeri tjetër nuk vete dot atje. Unë i bëj thirrje Kryeministrit për ndihmë. Elona me thoshte para një muaji se nuk na nxjerrin. Ajo thotë që duan të dalin një orë e më parë. Unë kam një muaj që e kam marrë vesh që do vinin këta që erdhën", tha ai.

Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm se janë fëmijë 12 vjeç e poshtë. Po të duan ata le të dalin. Pa ardhur njeri nuk del dot atje

Djali i gjyshërve Shuli, Krenari, bashkë me të shoqen u larguan drejt Sirisë 8 vite më parë. Asokohe morën me vete tre vajzat Elonën, Ermen dhe Jursen. Ndërsa djali Ibrahimi ka lindur në Siri. Po kështu, Elonën e martuan në moshë të mitur dhe solli në jetë një djalë. Dylber dhe Asie Shuli kanë humbur djalin dhe nusen në luftën e ISIS, ndërsa kërkojnë ndihmë nga qeveria për të shpëtuar nipërit nga ferri.

Fëmijët e bllokuar në kamp:

Elona Shuli, 18-vjeçe, në Al Hol njihet me emrin Asia

Erma Shuli, 15 vjeçe, në Al Hol me emrin Sara

Jusra Shuli 8 vjeç

Ibrahim Shuli 5 vjeç

Suheib Cake, djali i Elonës, 4 vjeç

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dauti: 01/08/2021 13:29

    Robt ku ti keni or islamqener

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?