Foto ilustruese

Lifestyle

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

26 Mars, 10:47| Përditesimi: 26 Mars, 10:50

  • Share

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë sulm në zemër, sëmundje të veshkave dhe goditje në tru. Shpesh, pasi simptomat e hipertensionit imitojnë sëmundje të tjera, bëhet e vështirë për t’u diagnostikuar.

Por megjithatë ka disa shenja paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni.

Gjakderdhje nga hunda
Një ndryshim spontan i presionit të gjakut mund të shkaktojë gjakderdhje nga hundët. Nëse keni gjakderdhje nga hundët shumë shpesh, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e presionit të lartë të gjakut, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Dhimbje koke
Dhimbjet e kokës mund të shfaqen për arsye të ndryshme, por ato janë gjithashtu një shenjë paralajmëruese e presionit të lartë të gjakut. 

Marramendje
Nëse mendoni se dhoma po rrotullohet rreth jush pa asnjë arsye, shkoni për një kontroll mjekësor. Sigurohuni që të mos jetë hipertension.

Vështirësi në përqendrim
Nëse vëreni se keni probleme me përqendrimin ose harroni gjërat shumë shpesh, mund të jetë një shenjë e presionit të lartë të gjakut.

Ënjtje
Nëse keni presion të lartë të gjakut, këmbët tuaja mund të fryhen. Nëse hasni në këtë situatë, shkoni të kontrolloheni.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?